Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Mënyra më e lehtë për zbardhjen e thonjve të zverdhuar

Janë disa gjëra që i urrejë më shumë se pastrimi i llakut të thonjve, pasiqë pa marrë parasysh sa i pastrojmë në fund prap do të kemi njolla të çuditshme të verdha që nuk mund të pastrohen asesi.

Pasiqë mospërdorimi i llakut të thonjve nuk është opsion, menduam mënyrën më të mirë dhe të shpejtë për zbardhjen e thonjve të zverdhuar. Më poshtë i keni tre hapat se si të zbardhoni thonjtë dhe të forconi më shumë lidhjen tuaj me llakun e thonjëve.

Kuptojeni se çfarë po ndodh

Para se të filloni të aplikoni këshillat tona, kuptojeni arsyen e vërtetë të zverdhjes së thonjve pasiqë llaku i thonjve nuk është i vetmi shkak. Do ju duhet diagnozë reale pasiqë zverdhja e thonjve në vete fsheh edhe probleme serioze shëndetësore.

Parapëgatitja për parandalim

Zverdhja është e zakonshme dhe e paevitueshme mirëpo nëse çdo herë aplikoni shtresën bazë atëherë jeni duke e parandaluar atë. Shtresa bazë shërben si barrierë mes thoit dhe llakut : Silcare Color it Base and Top Vanish

Rregullojeni dëmin me një zhytje

Nëse njollat janë të buta, atëherë mundohuni ti pastroni me pastë dhëmbësh dhe me brushë për thonjë. Nëse kjo nuk funskionon, atëherë njollat janë të mëdha dhe mund të zbehen duke përdorur një tretje të holluar të peroksid hidrogjenit.

Ja si të krijoni këtë tretje:

  1. Përziejmë 3-4 lugë me peroksid hidrogjeni dhe gjysmë gote ujë të vakët në një enë, përziejmë mirë.
  2. Uluni diku komod dhe thonjtë zhyten për dy minuta në enë.
  3. Duke përdorur një brushë të butë e fërkojmë butësisht sipërfaqen e thonjëve duke e rizhytur kohë pas kohe brushën në enë.
  4. Lajmë duart, i lyejmë me locion dhe thonjtë duhet të jenë të pastër.

Për maksimizim të rezultateve, përsëriteni këtë proçes dy-tre herë në javë.