Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Mënyra më e lehtë për të gjetur formën e duhur të thonjve!

Ekzistojnë 9 stile nga të cilat ju do të mund të zgjedhni dhe ky udhëzim do e bëjë më të lehtë vendimin tuaj.

Ekzistojnë 9 forma kryesore të thonjve: të rrumbullakët, katror, katror-rrumbullakët, ovale, drejtëkëndore, balerinë, bajame, stileto dhe forma lipstick.

Mënyra më e shpejtë për të përcaktuar formën më të mirë për ju është të kopjoni formën e kutikuleve tuaja.

Shumica e njerëzve kërkojnë thonj të rrumbullakët, të shkurtër dhe katror në një salon, sipas ekspertit tanë.

Vizita në salon gjithnjë është një kënaqësi, por me aq shumë mundësi të formave, është paksa e vështirë zgjedhja e së duhurës. Për këtë arsye ne u drejtuam tek ekspertët për t’ju ndihmuar.

Cila formë është e duhura për ju?

Shikoni formën e kutikuleve, thot manikyrisja Fleury Rose. Nëse ju keni formë ovale të kutikuleve, ajo rekomandon të përshtatni thoin me formë ovale.

Cila formë krijon iluzionin e thonjve më të hollë?

Nëse ju është bërë kompleks ajo që gishtërinjt e juaj duken të trashë, fillimisht, ndaloni me atë mendim. Por nëse prap dëshironi gishtërinj më të hollë: shmangni thonjt e shkurtër dhe formë katrore, thot Rose. Zgjedhni formë të gjatë shembull: bajame apo stileto. Një stil me maje, i cili përderisa është më dramatik ai gjithashtu jep iluzionin e thonjve më të gjatë.

Cila është forma më e popullarizuar e thonjve?

Rose thot që shumica e njerëzve zgjedhin formë të rrumbullakët-katrore të shkurtër.

Cila është forma më e fortë?

Nëse dëshironi thonj të shëndetshëm dhe të fortë atëher forma më e mirë është të shkurta me skaje të rrumbullakosura, thot Dr. Av a Shamban.

Format e thonjve:

Të rrumbullakta:

Kjo formë e thjeshtë është e përsosur për thonj të shkurtër, duke u zgjatur vetëm pak përtej shtratit të thoit dhe duke mirëmbajtur formën natyrale të tijë.

Katrore:

Nëse dëshironi një formë ndryshe nga ajo natyrale i cili nuk kërkon shumë mirëmbajtje, kërkoni për një formë katrore e cila nuk kërkon shumë mirëmbajtje.

Katrore të rrumbullakëta:

Ky verzion i thonjve katrorë është më pak intens se sa forma e kundërt këndore e saja, por prap se prap duket bukur dhe është një kavanac i përkryer për art të thonjve.

Ovale:

Nëse keni thonj të gjatë dhe dëshironi një pamje të hollë dhe më feminine, provoni këtë formë. Thonjt oval bëjnë që duart të duken më të gjata, pra nëse dëshironi gishtërinj më të gjatë, zgjedhni këtë formë.

Drejtëkëndore me kënde të rrumbullakëta:

Ju e kuptuat këtë formë, ky stil kombinon gjatësinë e formës ovale me konturin e formës katrore.

Balerinë:

Nëse keni thonj të gjatë atëher ju duhet të zgjedhni këtë formë.

Bajame:

Nëse dëshironi të arrini një tjetër nivel të thonjve oval, zgjedhni thonjt formë bajame. Maje të rrumbullakët dhe të ngushtë, kjo formë zgjat duart dhe i bën ato të duken më të hollë.

Stileto:

Edhe pse jopraktike, kjo formë është shumë e bukur.

Forma lipstick:

Kjo formë e pazakonshme është një formë argëtuese për një mbrëmje të veçantë.