Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Më shumë se sa një print leopardi: Dolce & Gabbana lançon Alta Moda!

Praktikisht i tërë qyteti u rimodelua, një princeshë gati për të qarë, një dorëshkrim i çmuar dhe një pallat u ringjall…

Këtë vit rreth 400 klient të shtëpisë së modës së lartë në Milan udhëtuan në Sicilia, në shtëpinë shpirtërore të Dolce & Gabbana. Duke ndjekur lançimin e Alta Moda në Taormina (2012) dhe kthimin në Palermo (2017) dhe kjo do jetë e 3 herë, dhe në bazë të fakteve të natës së sotit, me shumë mundësi kapitulli më spektakular i Alta Moda Siciliane deri më tani.

Ngjarja kryesore për mbrëmjen e nesërme për veshjet e femrave do të mbahet në qytetin jugor Sicilian të Agrigento. Për parahyrjen e sontme tradicionale, prezantimi i koleksioneve të Alta Gioielleria, Domenico Dolce dhe Stefano Gabbana u vendosën në një qytet të afërt të Palma di Montechairo.

Një arsye për këtë, ashtu si Dolce spjegoi, se këtu afër forcat Amerikane dhe Allied u vendosën më 9 Korrik 1943, për të filluar me operacionin Husky, aksioni i parë për çlirimin e Europës. Më saktësisht, Palma di Montechairo u zgjodh pasi që është vendlindja dhe vendbanimi i Guiseppe Tomasi Di Lampedusa, autor i The Leopard. Qoftë në filmin nga Luchino Visconti në 1963 ose në origjinalin e publikuar të 1957, tregimi i Lampedusa për një dinastie të vjetër familjare e cila po zhdukej nga zhvillimi social gjatë lëvizjes Risorgimento në 1890, është pjesë e Gone With Thë Wind.

Image result for Much More Than Leopard Print: Dolce & Gabbana’s Alta Moda Pounces Into Action

Image result for Much More Than Leopard Print: Dolce & Gabbana’s Alta Moda Pounces Into Action

Ky ishte qyteti ku novela u shfaq për të parën her. Sonte, qyteti ishte i lustruar si asnjëherë më parë. I rrethuar nga turma të njerëzve, mysafir që futeshin në një rrugë ku një kor po këndonte në një tarracë, përderisa një tjetër kor këndonte në shkallët e manastirit. Pas një kohe të shkurtë ato u drejtuan drejt një rruge shopingu ku e tëra u kuptua, me shfaqjen e skajeve të Palmas, skena ishte e përsosur. Vespa të vjetra dhe Fiat 500 po qëndronin jasht picerive të bukura, një tabbachi, një farmaci dhe një bar. Një staf me veshje të bardha në farmaci vendosën që e tërë zona të rikthehet dhe të zbukurohet që nga muaji prill, dizajnuar për këtë mbrëmje.

Image result for Much More Than Leopard Print: Dolce & Gabbana’s Alta Moda Pounces Into Action

Përderisa banorët hidhnin petale të trëndafileve nga balkonet e tyre, në fund të rrugës ne filluam një piazza tjetër, kjo më e madhe se sa ajo e fundit, ku në njërin skaj ishte një ballkon me pamje nga Mediterranean. Nën disa drunj të vjetër të fikut kishte disa vitrina të cilat përmbanin koleksionin e kësaj sezone të stolive. Aty përfshiheshin diamante me madhësi grushti, emeralde me madhësi ulliri si dhe rubi formë plumbi, të gjitha të vendosura në karfice dhe qafore nga ari dhe argjendi për të ngjarë gjarpërinjve dhe gekonëve të gërshetuar si dhe gjëra të tjera të plutokratit. Blerësit vendoseshin në tenda speciale për blerës për t’i provuar ato dhe për të bërë marveshje. Neve që nuk blenim, u larguam në Palazzo Ducale – vendlindjen e Lampedusa si dhe në grupin e tijë ku do të mbahej darka.

Image result for Much More Than Leopard Print: Dolce & Gabbana’s Alta Moda Pounces Into Action

Image result for Much More Than Leopard Print: Dolce & Gabbana’s Alta Moda Pounces Into Action

Image result for Much More Than Leopard Print: Dolce & Gabbana’s Alta Moda Pounces Into Action

Image result for Much More Than Leopard Print: Dolce & Gabbana’s Alta Moda Pounces Into Action

Image result for Much More Than Leopard Print: Dolce & Gabbana’s Alta Moda Pounces Into Action

Këtu u pritëm nga kryetari i qytetit, Stefano Castellino i cili tha: “Faleminderimi i jonë i përjetshëm shkon për Stefano dhe Domenico, të cilët po lënë një shenjë në këtë qytet, gjë e cila nuk do të shuhet kurr. Ky 4 Korrik do mbetet në zemrat tona gjithmonë.”