Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Manikyri francez me bllok ngjyra!

Ja se çfarë ju duhet:

  • 3 ngjyra
  • Shtresë e sipërme që thahet shpejtë
  • Shirit ngjitës
  • Pincetë

Procedura:

  1. Filloni duke ngjyrosur bazën e pastaj aplikoni shtresën e sipërme që thahet shpejtë, kjo do e pengojë shiritin të dëmtojë ngjyrën e bazës.
  2. Merrni një copë shirit dhe duke përdorur pincetën e vendosni përgjatë thoit.
  3. Përdoreni ngjyrën e dytë mbi pjesën e kufizuar me shirit, duke pasur kujdes që mos të tejkaloni shiritin.
  4. Përdorni pincetën për të larguar shiritin menjëherë. Aplikoni një shtresë tjetër të sipërme.
  5. Merrni një copë tjetër të shiritit dhe kufizojeni pjesën e ardhshme. Ngjyroseni thoin me ngjyrën e tretë duke pasur kujdes të mos tejkaloni shiritin.
  6. Largoni menjëherë shiritin. Pastroni ngjyrën në lëkurë dhe përfundoni me një shtresë të sipërme në thonjë.