Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë

“Makeup” trendet që duhet t’i provoni mënjëherë!

Nga buzët me xixëllimë deri në lëkurë rrezatuese, kemi paraqitur trendet më të reja për vitin në vijim…

Mirësevini në epokën e re të bukurisë për Pranverën e vitit 2017

Këtë sezon të pranverës/verës, trendi i bukurisë ka marrë një kthesë tjetër. Ngjyrat e theksuara në buzë dhe sy, me xixëllima dhe shkëlqim të ndritshëm, hijëzim elektrik dhe shumë trende tjera që përfshijnë prapaskenat e modeleve në javët e modës. Ajo që duhet theksuar është se nuk ka rëndësi respektimi i një grupi të caktuar të trendeve, por që thjeshtë mund të luani apo eksperimentoni me çfarë keni në dispozicion.

Hidhni një sy pamjeve më të shquar të bukurisë për periudhën pranverë/verë:

Bukuri në një kahje tjetër

Në Preen, dizajnet florale janë përdorur shumë dhe në mënyrë të bukur.

Maison Margiela ka ofruar diçka krejtsisht ndryshe, me një ndjesi të veçantë në një hapësirë tjëtër të moshës.

Bukuria luftarake ka marrë pamje qendrore në MaxMara.

Thonj të kristaltë

Në Rodarte, arti i thonjve ishte super delikat dhe femëror me detaje kristali rreth sipërfaqes së thonjve.

Modelet në Preen kanë befasuar me manikyrin e thonjve, të cilët kanë shtuar një element sofistikues kombinimit të veshjeve.

Në Erdem, manikyri ishte i stilit “French” dhe njëngjyrësh.

Philip Lim kishte ekspozuar thonjtë prej kristali me teksturë rëre dhe ngjyra të errëta në skaje.

Sy me nuanca shumëngjyrëshe

Modelet në Victoria Beckham janë grimuar me nuanca të hijëzimit të kaltër dhe khaki, me forma më të çrregullta “smokey eyes”.

Një nga pamjet më befasuese, si duket erdhën nga Tadashi Shoji, nnë të cilën u aplikua ngjyra e thellë e nuancës së artë dhe rozë. Mahnitëse.

Frymëzimi nga nuanca rozë e pranverës, ishte shfaqur në Hermes.

Nuanca delikate të ngjyrës së verdhë ishin përdorur në Sportsmax.

Në Kenzo, hijëzimi i syve ishte vibrant, dhe ishte aplikuar në tërë hapësirën e syve dhe vetullave për ndikim shtesë.

Sytë Ombre isihin një hit në Jill Stuart.

Buzë xixëlluese

Buzët me xixa apo shkëlqim kishin bërë xhiron vitin e kaluar, por këtë sezon ishin gjithashtu të pranishëm në pasarelat e modës. Në Fendi, buzët vezulluese u dalluan dukshëm dhe ishin tejet tërheqëse.

Buzët me vezullim argjendi ishin shfaqur në Maison Margiela.

Kishte një paraqitje “vampire” me hijëzim të errët të buzëve në DKNY.

Lyerja e buzëve me nuancë të kuqe klasike është kthyer me shumë bujë. Përgatituni për sezonin e verës, do të ketë nuancë të kuqe gjithandej. Kemi pëlqyer buzëkuqin në Roksanda.

Mënyra më e mirë për të vënë buzëkuq me ngjyrë të kuqe të theksuar? Mbani pjesën tjetër të fytyrës sa më natyrale dhe fare me pak grim, ndërsa theksoni vetëm buzët tuaja.

63 Komente

Komento