Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Maicat e bardha më të bukura ndonjëherë, sipas editorëve tanë!

Teorikisht, maicat e bardha zakonisht janë gjëja më e lehtë e modës që mund ta bleni: mund ti gjeni kudo, në çdo butik, në çdo siluetë. Por prap se prap gjithnji e keni të vështirë të gjeni atë të duhurën që ju jep atë ndjenjën si të ishte qepur për ju, atë që ju e merrni instinktivisht në mëngjes kur visheni, atë që e bleni me shumicë pasi që e vishni aq shpesh sa që më mirë e keni të bleni shumë.Ajo që është ju mund të mos mendoni në baza sezonale por që gjithmonë e zënë vendin e tyre ndër rrobat më moderne, janë ato pa të cilat nuk mund ta jetojmë jetën.

Mott & Bow Fitted Crew

Së fundi kam zbuluar Mott & Bow, dhe është favoritja ime për maicat e bardha të përditshme. Marcy Top e tyre është shumë e butë dhe ju përshtatet aq mirë, jo shumë e prerë, smundem që mos ta vesh atë ditë pas dite. Është një nga ato maicat që ju mund thjesht ta futni në një pal pantollona të mira dhe të mos ta mendoni fare.

Everlane maica prej pambuku

Unë nuk kam një maicë ideale apo thjeshtë ende nuk e kam gjetur atë timen. Kur më duhet një maicë e bardhë e thjeshtë, gjithmonë kthehem tek kjo maicë nga Everlane. Është pak e shkurtër, dhe silueta duket më e lustruar se sa emri i saj sugjeron. Si dhe më pëlqen çmimi i saj: e bënë më të lehtë blerjen në shumicë.

UO maica e vëllaut të vogël

Kam kaluar një kohë të mirë të jetës sime duke kërkuar maicën klasike të bardhë e cila nuk përbinë figurën time në tërësi. Kur bleva të parën her maicën, e mora atë në ngjyrë të zezë, aq më pëlqeu sa që u ktheva të blej të njejtën në të bardhë. E adhuroja atë ndjenjën që maica të jepte sikur ishte e përdorur më herët, sikur ia kisha vjedhur vëllaut tim. Nuk ka asnjë palë xhinsa që kjo maicë nuk duket mirë në kombinim me ta.

J.Crew Mercantile Classic Cotton Studio T-shirt

Unë vesh J.Crew’s Studio T-shirt aq shpesh sa që blej 2 apo 3 për njëher kur i gjej ato në zbritje. Përzierja e pambukut është e trashë mjaftueshëm sa të fsheh sytjenat me ngjyra që mund ti vesh brenda saj si dhe është e lehtë në peshë.

American Giant Premium Crew Tee

American Giant i ka përkushtuar kohë dhe mund të madh krijimit të maicës perfekte. Nuk kam provuar ende të gjitha maicat në botë, por nga ato të cilat i kam, kjo definitivisht është më e mira. Më pëlqen që ndjehet dhe duket si premium por në fakt është me pak se 50$.

Uniqlo Women Drape Crew Neck Short-Sleeve T-shirt

Kjo maicë qe varet nga Uniqlo më përshtatet në mënyrë të përsosur dhe është shumë komforte. (Këshillë: sa më shumë që e lani, aq më butë bëhet). Prerja në qafë e bën të freskët në verë.

Theory Tiny Tee

Nuk jam një fanse e maicave të bardha shumë të holla. Më pëlqejnë ato me peshë më të madhe, e cila mbanë formën e saj edhe pas shumë larjeve. Për atë kjo maicë është e preferuara ime për shumë vite. Është e trashë mjaftueshëm sa që të mos duket transparente. Unë e vesh atë më së paku 2 deri në 3 her në javë. Gjithashtu posedoj madhësi të ndryshme, varësisht se si dua ta stilizoj atë.