Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Llojet e pudrave për fytyrë që nuk do të duken asnjëherë të tepërta!

Përdorni pudër për pjekje apo për vendosje të bazës së makijazhit, këto opcione do e lënë lëkurën tuaj të rrafshët dhe të pa zhubrosur.

Mos lejoni që çmimi i lirë të ju mashtrojë. Kjo pudër e le lëkurën tuaj me një përfundim të shkëlqyeshëm.

Pudër që lufton yndyrën në poret e fytyrës

Yndyra në poret e juaja nuk mund t`i bërë asgjë kësaj pudre kundër shkëlqimit.

Kompakt pudër fiksuese dhe mat

Pigmentet e holla në këtë pudër të fytyrës do të vendosen në tërë fytyrën dhe do e lënë atë duke u dukur pa të meta.

Pudër fytyre me përfundim mat

Kjo pudër ka një nuancë të verdhë që zbardhon pjesën nën sy dhe e vendos korrektorin tuaj duke ju dhënë mbulesë të shtuar.

Pudër luksoze për hijëzim dhe mbushje

Përdoreni këtë pudër për shtresim të korrektorit dhe të zgjatet përdorimi i tij si dhe të mbushen rrudhat.

Pudër finalizuese me efekt “primeri”

Dëshironi të dukeni sikur të keni filter mbi fytyrë? Kjo pudër do ju ndihmojë në këtë gjë!

Pudër me përfundim perfekt për “selfie”

Nëse keni nevojë që makijazhi juaj të qëndrojë gjatë tërë ditës, kjo formulë e lehtë do shpërndajë poret dhe rrudhat për një përfundim pa asnjë të metë.

Pudër me qëndrueshmëri të plotë