Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Llojet e fustaneve që secila femër duhet t’i posedojë!

Madje edhe vajzat që adhurojnë të veshin xhinse çdo ditë do të bien dakord se një palë fustanesh në dollapin e tyre është një domosdoshmëri absolute. Megjithatë, këto pjesë të përjetshme të veshjeve vijnë në shumë forma të stileve dhe modeleve që për të zgjedhur një të përsosur për ju mund të jetë një detyrë mjaft sfiduese.

Me këtë në mendje, ne këtu në Bright Side kemi paraqitur 10 fustane të shkëlqyer që çdo femër duhet t’i ketë në dollapin e saj.

Fustan i zi i shkurtë

Ky është ndoshta më legjendari nga të gjithë fustanet. Klasik dhe i përjetshëm, ky fustan vjen në një shumëllojshmëri të stileve, kështu që çdo femër mund të përzgjedhë atë që i përshtatet më mirë asaj dhe formës trupore të saj.

Fustan i kuq

 Ndryshe nga fustani i zi, fustani i kuq është krijuar për të ju mundësuar ju të dilni në shoqëri. Një fustan i tillë patjetër do t’i bëjë të gjithë të ngulin sytë në ju me eksitim dhe admirim. Mbi të gjitha, një femër në të kuqe nuk mund të kalojë pa u vënë re nga meshkujt. Pa dyshim, çdo femër duhet të posedojë një fustan të kuq.

Fustan ‘maxi’

 Konsiderohet se fustanet e gjatë janë të destinuar në mënyrë rigoroze për femrat e gjata, por kjo është një mit. Në fakt, fustani i gjatë deri në tokë duket i mahnitshëm te të gjithë. Femrat e ‘vogla’ duhet të zgjedhin ‘maxi’ fustan të shkurtuar apo të përshkallëzuar, ndërsa femrat me trup më të madh duhet ta hapin anash me një bel të dukshëm.

Një fustan kallëf

 Bukuria e një fustani këllëf është se ai është konservatorë por shumë femërorë. Ai është dizajnuar për t’u përshtatur në çdo rast. Ju mund të zgjedhni për ta veshur në ngjarje të biznesit, apo mund ta kombinoni me bizhuteri të ndritshme për një mbrëmje jashtë. Përveç kësaj, ky lloj i fustanit i përshtatet të gjithëve, pa marrë parasysh se çfarë lloji të trupit keni.

Fustan me A- prerje

 Fustani me prerje në formë të shkronjës A, është një veshje e lirshme e thjeshtë formë trapezi që është më i ngushtë në krye dhe pastaj shkëlqen duke zbritur në formë zile. Fustanet e tilla duken më mirë në figura të dobëta dhe të imëta sepse theksojnë brishtësinë e një femreje dhe krijojnë një siluetë tërheqëse. Përveç kësaj, ky lloj i fustanit mund të ju ndihmojë të fshehni trashësinë e pjesës së poshtme të trupit.

Fustani këmishë

 Fustani këmishë u prezantua për herë të parë nga Coco Chanel e cila transformoi këmishën e zakonshme për meshkuj në një pjesë elegante të veshjeve të femrave. Një fustan i tillë mund të vishet edhe si një veshje dite apo mbrëmje. Për më tepër, ju mund ta rregulloni për në zyrë apo ta veshni me xhinse të ngushta.

Fustan i bardhë me dantella

 Dantellat janë konsideruar prej kohësh si pëlhurë luksoze, dhe vetëm njerëzit e pasur kanë mundur ta përballojnë përdorimin e tyre. Veshja e tyre e bën çdo femër të ndjehet edhe më femërore dhe elegante. Fustanet e tilla janë perfekte pikërisht për festa argëtuese apo ndonjë rast shoqërorë që mund të keni. Kombinimi me ndonjë aksesorë ngjyrë të zezë ose ngjyrë kafe, ju bën të dukeni e mrekullueshme.

Fustani koktej

 Për ato ngjarje të mbrëmjes, kur ju dëshironi të dukeni elegante dhe sexy, të ndjeheni e lirë duhet të veshni një fustan koktej. Është më i rehatshëm dhe praktik se një fustan mbrëmje i gjatë ‘për toke’. Për më tepër, një fustan i tillë nuk kufizon ose pengon lëvizjet tuaja, kur ju vallëzoni. Pra, kjo është zgjedhje e përkryer për ta veshur jashtë në klub.

Fustan mbrëmje shumë i gjatë

 Ndoshta rrallë mund ta bartni jashtë një fustan mbrëmje të gjatë ‘për toke’, por do të dëshironit ta keni një të tillë për raste të veçanta. Ju mund ta veshni një fustan të tillë për çdo rast formal, si martesë, festë apo pritje zyrtare duke filluar pas orës 7 të darkës.

Fustan komod i përditshëm

 Ky fustan i thjeshtë, i lirë dhe rehatshëm është zgjedhje e përkryer për veshje të përditshme. Nëse shkoni në universitet, për shëtitje, apo në kino me miqtë tuaj, ky fustan do të ju mbajë komod dhe elegant gjatë gjithë ditës.