Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Lëndë ushqyese për të cilat trupi ka nevojë për lëkurë të mirë dhe flokë të shëndetshme!

Ndonjëherë ndjeheni të tronditur nga të gjitha të dhënat për shëndetin dhe të ushqyerit që çrregullojnë drejtimin tuaj? Mund të mos jetë gjithmonë e lehtë për të përpunuar e tërë këtë informacion. Pra, ne vendosëm t’i thjeshtësojmë gjërat dhe t’ju ofrojmë një listë të ushqyesve themelorë që ju nevojiten çdo ditë.

Vitamin C

Vitamina C

E pasur me antioksidantë, vitamina C ndihmon lëkurën duke zvogëluar dëmet e shkaktuara nga rrezet UVA dhe UVB. Gjithashtu, vitamina C rrit procesin e shërimit të lëkurës duke reduktuar ndikimin e radikaleve të lira, si dhe duke prodhuar kolagjenin që është i nevojshëm për ruajtjen e elasticitetit dhe fortësinë e lëkurës.

Burimet e vitaminës C: Fruta agrume, kale, patate

Vitamina E

Vitamina E është një shpëtimtar i mrekullueshëm kur është fjala për mbajtjen e lëkurës dhe flokëve në gjendjen më të mirë. Krijon një shtresë mbrojtëse rreth flokëve tuaja, e cila ndihmon gjithashtu në të ushqyerit. Të mos harrojmë përfitimet e kësaj vitamine për lëkurën – mbronë lëkurën nga dëmtimet e shkaktuara nga radikalet e lira, përveç hidratimit ulë edhe shfaqjen e plagëve të puçrrave të fytyrës.

Omega 3

Burimet e vitaminës E: Bajame, lajthi, arra pishe, farat e papërpunuara si të kungullit, luledielli dhe susam, spinaq dhe kale

Omega 3

Acidet yndyrore Omega 3 janë përgjegjës për ruajtjen e shëndetit të të gjitha gjërave të flokëve. Si agjentë anti-inflamatorë, ato kontribuojnë në zvogëlimin e humbjes së flokëve duke ushqyer folikulat e tyre. Ata gjithashtu ndihmojnë hidratimin e flokëve dhe nxitjen e shëndetit të përgjithshëm duke përmirësuar forcën dhe trashësinë e tyre.

Burimet e Omega 3 acideve yndyrore: Salmon, chia fara dhe arra

Hekuri

Hekuri është një element thelbësorë për trupin. Pa hekur të mjaftueshëm, mund të filloni të ndjeheni të lodhur, të dobët dhe madje marramendje të kohëpaskohshme. Nga perspektiva e bukurisë, hekuri është jetik për ruajtjen e flokëve të forta dhe të shëndetshme. Ai ndihmon transportimin e oksigjenit në lëkurën e kokës dhe folikulat e flokëve, duke siguruar kështu ushqyesit thelbësorë.

Amino acids

Burimet e hekurit: Spinaq, kale, thjerrëza dhe tofu

Amino acidet

Konsiderohen ‘blloqet ndërtuese të jetës’, këto komponime organike janë të përfshira në procese të shumta që janë thelbësore për shëndetin tonë fizik dhe mendorë. Për shembull, aminoacidi L-triptofan është përgjegjës për prodhimin e serotoninës neurotransmetues që redukton ankthin dhe depresionin, ndërsa gama-amino acidi butirik ka një efekt qetësues në trup. Aminoacidet si glutamina gjithashtu ndikojnë në lëkurën tonë duke balancuar pH e saj. Për më tepër, metionina siguron shëndetin e lëkurës dhe thonjve duke ndërtuar zinxhirë qelizash që përbëjnë flokët dhe thonjtë.

Burimet e amino acideve: Fara luledielli, chia fara, fara liri, qumësht dhe djathë

Seleni

Ky është një antioksidant thelbësorë për një mori arsyesh. Ai mban elasticitetin e indeve të lëkurës, ngadalëson procesin e plakjes dhe gjithashtu formon një pengesë mbrojtëse rreth lëkurës. Gjithashtu, është një zgjidhje e natyrshme për puçrrat e fytyrës – ndihmon në pastrimin e poreve dhe zvogëlon inflamacionin.

Burimet e selenit: Ushqime deti, drithëra kokërr, prodhimet e mishit