Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Lëkurë shkëlqyese me ndihmën e frutave!

Secila femër do të dëshironte që të ketë lëkurë të pastër dhe shkëlqyese mirëpo jo secila e ka kohën dhe mundësitë që ta bëjë këtë gjë realitet. Secila kuzhinë ka përbërës që mund të jun dihmojë në këtë qëllim ndërsa më poshtë ua sollëm 5 frutat që mund të bëjnë mrekulli në lëkurën tuaj.

Papaja

Papaja përmban enzimën e quajtur papain, vitaminë A, beta karoten si dhe acide alfa hidroksile. Këto jo vetëm që reduktojnë puçrrat dhe aknet por edhe e qëron lëkurën, e zbutë ,i largon qelizat e vdekura, e barazon ngjyrën e lëkurës dhe e hidraton lëkurën duke e bërë të butë.

Përdorimi: Bëni një pure me papaja dhe aplikojeni në fytyrë, qafë madje edhe në duar. Përdoreni si maskë duke e mbajtur 15-20 minuta e pastaj shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët.

Ananasi

Ananasi është përplot me acid alfa hidroksil që ndihmon në reduktimin e rrudhave, nishanëve dhe lythave. Gjithashtu është nëj qërues ishkëlqyeshëm që ndihmon në ripërtrirjen e lëkurës dhe reduktimin e shenjave të mplakjes.

Përdorimi: Mund të ekstraktoni lëngun e ananasit apo të bëni pure me frutin dhe aplikojeni në fytyrë dhe qafë. Maska duhet të shpëlahet pas 5-7 minutave pasiqë më gjatë mund të ndezë lëkurën për shkak të vetive të larta acidike.

Shalqiri

Shalqiri është përplot me antioksiduesin likopen, vitaminat A dhe C, gjëra që e bëjnë ripërtrirës andaj edhe i jep lëkurës shkëlqim.

Përdorimi: Bëni pure nga shalqiri dhe shtrydheni që të nxirrni lëngun. Përzieni këtë lëng me pak jogurt dhe aplikojeni në fytyrë dhe qafë që të largoni qelizat e vdekura të lëkurës.

Portokalli

I mbushur  me vitaminë A dhe acid alfa hidroksil, ky frut është miku më i mirë i lëkurës. Vitamina C e qëron dhe e ringjall lëkurës ndërsa AAH ndihmon në reduktimin e shenjave të mplakjes. Pigmenti i verdhë në portokall ndihmon në luftimin e dëmeve të shkaktuara nga dielli.

Përdorimi: Lereni portokallin të thahet në diell pastaj bluajeni të bëhet pluhur. Përzieni me ujë dhe aplikojeni në fytyrë dhe qafë. Kjo ndihmon në reduktimin e dëmeve nga dielli. Mund edhe të nxirrni lëngun dhe ta përzieni me jogurt që ta aplikoni si maskë që e zbardhon fytyrën.

Banana

Banana është e pasur me potasium, zink, hegur, mangan dhe vitamina A,B,C dhe E. E njomë dhe e riparon lëkurën, i redukton efektet e radikaleve të lira në lëkurë dhe e ngadalëson proçesin e plakjes.

Përdorimi: Bëni pure nga banana dhe përzieni me mjaltë për ta aplikuar në lëkurë. Mbajeni 20 minuta dhe shpëlajeni pastaj. Kjo do e shtrëngojë dhe hidratojëlëkurën.