Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Kylie Jenner së shpejti vjen me koleksionin e saj të thonjve dhe parfumit!

Me përfshirjen e sajë në industrinë e bukurisë në botën e grimit dhe kujdesit të lëkurës, Kylie Jenner nuk ka të ndalur. 21 vjeçarja thuhet se po zgjëron mbretërinë e sajë me lançimin e koleksionit të thonjve dhe parfumit.

Sipas The Blast, së fundit Kylie ka regjistruar një markë nën komaninë e sajë Kylie Cosmetics për të prodhuar produkte për kujdesin e thonjve, duke përfshirë pastrues llaku, forcues të thonjve si dhe përgatitje për kujdesin e thonjve, si dhe llaqe të thonjve. Dhe pasi që, thonjtë e gjatë akrili janë një pjesë integrale e pamjes së Kylie, ajo gjithashtu po krijon një linjë të thonjve artificial dhe kujdes të thonjve artificial. Aromat dhe parfumet gjithashtu janë në fushëpamje.

View this post on Instagram

tie dye & toe rings ✨💕💛💗💚💙

A post shared by Kylie ✨ (@kyliejenner) on

View this post on Instagram

⭐️

A post shared by Kylie ✨ (@kyliejenner) on

View this post on Instagram

ombré ✨💕

A post shared by Kylie ✨ (@kyliejenner) on

Thonjtë dhe aromat nuk janë gjëja e vetme që Kylie po përgatitet të përfshijë në logon e sajë. Herët këtë vit, u tha se ajo ka regjistruar një markë për linjë të bebeve ku përfshihen: krevetët, vendi për ndërrimin e veshjeve, si dhe karroca, si dhe gjithashtu kujdes për lëkurë të bebeve dhe veshje, menjëher pasi që ajo regjistroi markën për kujdesin e flokut me plan për të prodhuar shampo, kondicioner dhe mjete si tharëse, brusha dhe figaro.

Lajmi erdhi vetëm disa muaj pasi që Kylie dhe Kim kishin vendosur të debutojnë aromën e tyre nën brendin e bukurisë të KKW. Megjithatë, motrat shtynë lançimin përshkak të disa problemeve me prodhim.

“Fatkeqësisht, sot e kuptuam nga prodhuesi që disa nga shishet nuk kanë kaluar testin e qëndrueshmërisë dhe kemi pauzuar me prodhim përderisa ekipi të hulumtojë probleme të mëtutjeshme,” KKW Beaury shkroi në Instagram. “Kemi marrë vendimin e vështirë për të shtyer lançimin pasi që neve asnjëher nuk do të lëshonim një produkt i cili nuk do të kishte përmbushur kriteret strikte të nevojshme.”