Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Ky truk do ndryshoj mënyrën se si i aplikoni qerpikët artificial përgjithmonë!

Të gjithë ata që kanë aplikuar ndonjëher qerpik artificial e kuptojnë se sa e vështirë është aplikimi i tyre. Ju duhet të aplikoni sasinë e duhur të ngjitësit në shirit. Prisni pak që të fillojë të ngjitet dhe pastaj me anë të gishtërinjve ose me një pincë, në mënyrë precize aplikoni ato sa më afër vijës së qerpikëve. Zakonisht do ju ndodh që të dështoni në aplikimin e tyre shumë her dhe të mbuloheni nga ngjitsi.

Sot kjo do të ndryshojë përgjithonë. Ndikuesja Raye Boyce, ka një truk gjenial që ajo thot se ka përdorur për rreth 6 vite, truk të cilin ajo e përfshiu në një nga tutorialet e saja të grimit.

Fillimisht, ajo merr një ngjitës me brushë dhe aplikon një vijë të hollë direkt në qepalla. Porsi një eyeliner të lëngët. Ajo fillon nga këndi i jashtëm në sytë e saja me grim dhe vazhdon brenda vijës. Në fund, ajo aplikon qerpikët mbi vijën e ngjitësit dhe dhe i kap sëbashku me qerpikët e saja natyrale.

“Ja sa shpejtë i aplikoj qerpikët artificial, në vetëm disa sekonda! Njerëzit më pyesin se si mund të mbaj qerpikët çdo ditë, dhe kjo është se si,” tha ajo. “Nuk keni nevojë të prisni që ngjitësi të thahet! Vetëm aplikoni qerpikët dhe theksoni sytë tuaj!

Pika kryesore këtu është që ju duhet të përdorni ngjitës me një aplikatorë formë brushe.