Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Kur nuk duhet të harroni aplikimin e korrektorit!

Ky vit po fillon të njihet si viti i kujdesit të lëkurës. Trendet e bukurisë po anojnë larg grimit të intensifikuar të syve ndërsa po përkrahin grimin me shkëlqim, qelqor.

Kur është fjala për arritjen e lëkurës me shkëlqim, mos përdorimi i korrektorit është një gabim veçanërisht në disa raste.

Qoftë jeni pa gjum përshkak të punës, mbrëmjeve apo përshkak të ndonjë sëmundje, gjithmonë ekziston ndonjë fakt që e dëshmon atë. Korrektori nga Bourjois, Bourjois healthy mix anti-fatigue është një korrektor i preferuar i cili do fsheh njollat, shenjat e lodhjes si dhe rrathët e errëta nën sy.

Ja 4 raste kur ju duhet patjeter të përdorni korrektor:

Kur jeni vonë dhe nuk keni kohë të përdorni të gjitha produktet nga çanta juaj e grimit

image

Nëse keni kalkuluar sot në mëngjes se edhe sa kohë ju ka mbetur të bëni gjum, atëher juve ju duhet një korrektor me shumë përdorime. Formula e Bourjois 123 Perfect mund të përdoret edhe si bazë grimi edhe si korrektor, dhe ju do mund të përfundoni grimin per disa minuta.

Kur keni ndenjur mbrëmë deri vonë

image

Konsideroni korrektorin si një gomë magjike për zona të errëta nën sy. Qoftë jeni e lodhur apo për çfar do lloji të problemeve me lëkurë.

Kur jeni me nerva, me hundë të kuqe

image

Shëndet! Kur hunda ju rrjedh dhe nuk jeni me disponim, thjesht aplikoni një sasi të vogël të korrektorit në pjesët e skuqura dhe çdo gjë është në rregull.

Kur jeni duke u kthyer na palestra me një çantë të vogël

image

Mundësitë janë që ju nuk mbani kozmetikën në çantën tuaj. Por duhet të keni kujdes që gjithmonë të mbani me vete korrektorin që të mund ta përdorni pas një kohe në palestër.