Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Kuptoni se çfarë janë mbushësit e buzëve para se të pranoni një të tillë!

Gjithmonë jemi paksa të brengosur për pamjen tonë. A duket hunda ime e madhe? A duhet të ndryshoj ndonjë gjë në fytyrë? Mbase duhet të bëj një implant të gjoksit! Po jetojmë në kohën e operacioneve kirurgjike kur njerëzit po ndërmarrin me qindra tretmane kirurgjike për të ndryshuar pamjen e tyre. Dhe nëse këto janë gjëra që juve ju pëlqejnë, atëher vazhdoni të lexoni artikullin për të gjetur informatat për të cilat keni nevojë.

Augmentim i buzëve dhe mbushje e buzëve: çfarë janë ato?

Lip-Augmentation-And-Lip-Fillers

Augmentim i buzëve është emri i procedurës i cili ju jep buzë më të mëdha, ku për këtë procedurë përdoren: mbushës buzësh që injektohen apo mbushës dermal.

Mbushësit e buzëve mund të jenë disa lloje, por mbushësit me acid hialuronik janë ato më të popullarizuar për këtë procedurë. Kjo është pasi që AH është një substancë natyrale që gjendet në trupin tonë, gjithashtu, krahasuar me substanca të tjera, AH është më rezistent në degradim si dhe mund të qëndrojë një kohë më të gjatë në lëkurën tonë. Pasi që të është futur në lëkurë, AH i duhen disa muaj për tu larguaj. Nuk është përgjithmonë, për atë nuk duhet të brendoseni se do mblidhet në trupin tuaj.

AH mbushësit nuk përdoren vetëm për augmentim të buzëve. Ato gjithashtu përdoren për të lëmuar linjat e vogla, linjat e buzëqeshjes si dhe rrudhat. Më e mira e AH mbushësve është se nëse ndonjë gjë nuk shkon mirë, ekziston një kundërhelm që mundet të përdoret për të shpërbërë mbushësin dhe të kthej mbrapsht augmentimin e buzëve. Edhe pse mund të kthehet mbrapsht, gjithnjë ekziston mundësia që diçka të ndodhë. Për këtë arsye, kujdes kur vendosni të ndryshoni gjërat në trupin tuaj.

Llojet e mbushësve të buzëve

Types-Of-Lip-Fillers

Ekzistojnë 3 lloje kryesore të mbushësve të buzëve që përdoren për t’ju ofruar buzët që gjithnjë keni dëshiruar. Konsultohuni me dermatologun para se të zgjedhni njërën nga mundësitë.

  1. Restylane

Ky është një mbushës me acid hialuronik i cili mund të thithë ujin, të furnizojë lëndët ushqyese kryesore në lëkurën tuaj si dhe të mbushë buzët tuaj. Kur ky mbushës injektohet në buzët tuaja, ka efektin e një sfungjeri – thithë ujin dhe pastaj zgjërohet për të fryer buzët. Pasiqë mbushësi ka një elasticitet të lartë, mund të ngrehë buzët. Gjithashtu mund të mbajë formën e buzëve pasi që ka viskozitet të lartë. Këto mbushës i bëjnë buzët tuaja të duken me formë dhe natyrale.

  1. Juvederm Volbella

Kjo është një gjë e re në botën e mbushësve të buzëve. Në krahasim me 2 tipet e tjera të mbushësve të buzëve, ky lloj i mbushësit ka koncentrimin më të ulët të acidit hialuronik. Shton një volum të lehtë në buzët e juaja dhe nuk ju jep atyre një pamje të tepruar. Lëkura e buzëve duket rrezatuese, rinore dhe e tejdukshme.

  1. Juvederm Ulta XC

Juvederm Ultra XC ka koncentrimin më të lartë të acidit hialuronik. Gjithsesi, elasticiteti i mbushësit është më i ulët se sa ai i Restylane dhe Juvederm Volbella. Ky mbushës u jep buzëve tuaja një ndjenjë më të butë. Gjithashtu i bën të duken më të mbushur dhe zbut linjat vertikale të buzëve.

Çfarë të pres gjat procesit të augmentimit të buzëve?

What-To-Expect-During-the-Lip-Augmentation-Process

Augmentimi i buzëve mund të kryhet për një kohë të shkurtë. Ja se çfarë ndodhë në zyren e mjekut:

  • Mjeku aplikon një substancë të mpirjes topikale në buzë. Kjo bëhet në mënyrë që të shmangen parehatitë gjatë procesit.
  • Ata shenjojnë zonën se kur do të injektohet mbushësi.
  • Ata përdorin gjilpëra të holla për të injektuar mbushësin në buzë.
  • Pastaj ndoshta mund të përdorin akull në zonën e trajtuar për të menaxhuar enjtjen.

Ju do vëreni një dallim në buzë menjëher pas injektimeve.

Edhe pse duken shumë bukur, ndonjëher mbushësit me acid hialuronik mund të kenë efekte anësore. Mësoni se cilat janë ato.

Cilat janë efektet anësore dhe rreziqet e përfshira në augmentim të buzëve?

What-Are-The-Side-Effects-And-Risks-Involved-In-Lip-Augmentation

Efektet anësore më të zakonshme janë:

  • Enjtje
  • Maviosje
  • Gjakosje
  • Shenja të etheve si ato të shkaktuara nga infeksione të ndryshme

Gjithsesi, ka edhe disa efekte anësore më të rralla që mund të ndodhin nga mbushësit e buzëve:

  • Enjtje për një kohë më të gjatë (më shumë se 1 javë deri në 10 ditë)
  • Buzë asimetrike
  • Gunga në buzë
  • Infeksion
  • Plagë
  • Buzë të ngurta
  • Ulçerë
  • Humbje e indeve (nëse injeksioni dëmton enë të gjakut)
  • Reaksion alergjik (kruarje, skuqje, enjtje)

Nëse keni ndonjërën nga këto efekte anësore, kontaktoni me mjekun.

A guxoni të pranoni një augmentim të buzëve?

Are-You-Eligible-For-Lip-Augmentation

Mos pranoni tretmanin nëse keni:

  • probleme me mpiksjen e gjakut
  • diabet
  • herpes oral
  • lupus

Informoni mjekun nëse jeni alergjik në lidokainë ose ndonjë alergji tjetër. Gjithashtu, tregoni nëse jeni duke marrë medikamente apo suplemente herbale.

Pasi që të pranoni mbushësit e buzëve ju duhet të kujdeseni për buzët në mënyrë të duhur, dhe ja si duhet ta bëni:

How-To-Take-Care-Of-Your-New-Pout

Bisedoni me mjekun dhe diskutoni nevojat e kujdesit pas tretmanit. Ju mund të ndiqni këto hapa për tu kujdesur për buzët tuaja:

  • Aplikoni akull në buzët tuaja (pa bërë presion mbi to)
  • Konsumoni ujë
  • Shmangni ushqimet pikante
  • Shmangni duhanin
  • Shmangni produktet e buzëve

Para se të ktheheni në rutinën tuaj të zakonshme të buzëve, lejoni që mbushësit të pushojnë përreth 3 javë.

Por, para se të vendosni për mbushës të buzëve, pyesni veten se përse i dëshironi ato, a i dëshironi buzët e mëdha vetëm sepse të famshmit dhe blogerët i kanë ashtu? Nëse po, kujtoni që për tu dukur bukur, nuk është e patjetërsueshme të jetoni me ato standarde të bukurisë. Ju jeni të bukur ashtu siç jeni. Por, nëqoftë se ju mendoni se për të arritur vetbesim dhe se do të dukeni më bukur ju duhet të pranoni mbushës të buzëve, atëher vazhdoni me vendimin tuaj.