Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Krijoni vet produktin për pastrimin e grimit – funksionon vërtetë!

Pastrimi i grimit në fund të ditës është një detyrë shumë e vështirë, por që ju duhet ta bëni patjetër. Megjithatë, pastrimi i fytyrës me peceta të lagështa apo produktet tjera për pastrim mund të ju kushtojnë më shumë, andaj pse të vazhdoni të shpenzoni para, kur mund të kurseni ca të holla dhe të bëni vet serumin tuaj për heqje të kozmetikës në kushte shtëpiake. Është me të vërtetë e lehtë për t’u bërë dhe do keni nevojën e vetëm dy përbërësve!

Ju nevoitet pak vaj ulliri ekstra i virgjër dhe ujë Aloe Vera si një agjent i mrekullueshëm për ta bërë lëkurën të shëndetshme, ndërsa vaji ndihmon në shpërbërjen e grimit si maskara dhe lajneripër sy. Për ta bërë këtë pastrues për grim, përzieni një filxhan të vogël me vaj ulliri dhe disa lugë aloe vera. Shkundeni mirë dhe ja pra, sapo keni përfunduar formulën tuaj për pastrim të grimit. Zhytni pak topth pambuku në këtë përbërje dhe fshijeni me lehtësi kozmetikën tuaj. Sigurohuni që të aplikoni edhe pak losion për ta mbajtur lëkurën të hidratuar.