Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Kirurgjia plasitke – çfarë mund të shkojë gabim?

Me siguri të gjithë mendoni që një operacion plastik nuk rekomandohet për ata më në moshë, por jo. Mosha nuk është faktori kryesorë këtu, shëndeti juaj është ai i cili e vendos këtë. Pavarësisht mosha, mbajtja e sekreteve për shëndetin tuaj nga kirurgu mund të shkaktojë probleme gjatë dhe pas operacionit, të cilat mbase nuk do jenë të lehta për tu përmirësuarë.

Nëse keni probleme me veshka, ato mund të ju dështojnë

Nëse pacienti ka një funksion të dobët të veshkave, stresi nga operacioni mund të shkaktojë dështim të atyre.

Nëse keni infeksion ekzistues, mund të shkaktohet zhvillim i deformiteteve

Deformitetet zakonisht rriten kur bëhet një procedurë e gabuar, procedura nuk bëhet në mënyrë të duhur, ndodh infeksioni, ose trupi nuk mund ta përballojë operacionin ose shërimin pas tijë.

Kur nervat janë të dëmtuara ose dëmtohen më shumë gjatë operacionit

Është e vështirë dhe ndonjëher e pamundur të bëni mimika apo shprehje të fytyrës.

Nëse keni apnea të gjumit, ju mund të përjetoni një ndalim të frymëmarrjes

Pacientët me apnea të gjumit mund të përjetojnë komplikime gjatë operacionit pasi që anestezioni apo barnat për qetësim mund të shkaktojnë një ndalim të frymëmarrjes.

Nëse jeni alergjik në anestezion, ju mund të përjetoni depresion të frymëmarrjes

Gjë e cila shkakton shumë probleme shëndetsore.

Nëse keni probleme me zemrën, ju mund të përjetoni infarkt apo ndonjë aktivitet abnormal të zemrës

“Gjendjet si sëmundjet e zemrës, mund të pengojnë operacionet,” thot Edward Gross. Kirurgu duhet të bëjë një vlerësim të zemrës për të vendosur se a guxoni të hyni në operacion apo jo.

Nëse keni problem me diabetin

Kur diabeti nuk është nën kontrollë, kjo shkakton një infeksion pas operacionit, ose edhe më keq, koma e diabetit.

Nëse jeni me mbipeshë, ju mund të zhvilloni një infeksion ose shërim të dobët

Studimet tregojnë se mbipesha shkakton probleme pas operacionit. Për këtë gjithnjë rekomandohet të mbani një peshë ideale si dhe shëndet tëmirë.

Nëse vuani sëmundje mendore, ju  mund të përjetoni depresion

Stresi nga operacioni (fizik dhe psiqik), i përzier me anestezion dhe pamundësia e shërimit, mund të shkaktojnë probleme psiqike si depresioni.