Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Këto janë produktet e grimit të cilat duhet ti posedojë një fillestarë!

Fillestarë të grimit, mos u hutoni nga produktet e shumta që mund të shihni sot në industrinë e bukurisë. Nga kthyese qerpikësh e tek brushat kabuki, në treg ekzistojnë shumë mjete dhe produkte grimi që do e keni të vështirë të kuptoni dhe të vendosni se cila ju duhet.

Nëse keni vendosur dhe jeni të gatshëm të filloni me grim dhe nuk dëshironi të mbushni çantën tuaj të grimit ose të harxhoni para të shumta në gjëra të panevojshme, ne jemi këtu për të ju ndihmuar. Neve kemi bërë një listë të produkteve mëse të nevojshme për ju, ja cilat janë ato:

Hidratues dhe primer

Një grim i mirë fillon me një lëkurë të mirë. Përgatitni lëkurën me një hidratues dhe primer. Kjo dyshe ju siguron një bazë të pa të metë që mban grimin në mënyrë të përsosur gjatë gjithë ditës.

Korrektorë dhe pudër

Fillestarët mund të eleminojnë rrezikun e një pamje të keqe të pudrës duke shtuar një korrektorë në grimin e tyre. Kjo juve ju mundëson edhe të përdorni sa më pak pudër grimi. Kur ato bëhen bashk ju do të mund të shihni se ku fillon grimi dhe ku mbaron.

Pomadë e vetullave dhe një brushë të pjerrtë

Një ndër tiparët më të rëndësishëm të fytyrës: vetullat. Përdorni një brushë 2 anëshe me maje të pjerrët si dhe një pomadë të vetullave për të arritur vetulla të përsosura.

Eyeliner dhe maskarë

Nuk është nevoja që ju në çdo moment të aplikoni qerpik artificial. E tëra që ju duhet është një maskarë e mirë si dhe një eyeliner për të arritur syrin e maces së përsosur.

Buzëkuq ngjyrë nude dhe të kuqe

Asnjë çantë grimi nuk është e kompletuar nëse në të nuk gjeni këto 2 ngjyra.

Brusha

Në mënyrë që të aplikoni grimin si duhet, ju do duhet ti keni brushat e duhura: brushë për pudër, korrektor, skuqës dhe vetulla.

Skuqës dhe theksues

Shtoni një ngjyrë të shëndetshme dhe një shkëlqim të lehtë në pamjen tuaj të grimit.

Paletë të hijeve të syve

Nëse jeni duke eksperimentuar me hije të syve atëher gjeni një me hije të ndryshme.

Lecka për pastrimin e grimit

Madje edhe eskpertët gabojnë ndonjëherë gjatë grimosjes së klientëve, për këtë arsye gjithnjë duhet të mbani afër vetes lecka për pastrimin e grimit.