Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Këto janë pretendimet rreth flokëve që nuk duhet të ju besoni!

Dallimi mes faktit dhe trillimit është i vështirë të bëhet. Me kaq shumë mite për flokët rreth nesh sa që është e vështirë të dalloni atë të rreme nga ajo e vërtetë. Ne biseduam me disa stilist botëror rreth këtyre miteve për të na spjeguar dhe treguar të vërtetën rreth tyre.

Suplementet e flokëve Gummy ndihmojnë për të arritur flokë të bukur dhe të gjatë.

“Gummy vitaminat vërtetë përmbajnë vitamine dhe minerale që ndihmojnë në rritjen e flokut, por ato asnjëher nuk munden të rrisin flokun për 2 javë, ashtu si pretendojnë të famshmit,” thot Felix Fischer. Edhe pse biotina- vitamini numër 1 në këto suplemente zakonisht përmison flokun pas një kohe, por kjo ndodh vetëm nëse e përdorni me muaj të tëra, duke bashkangjitur edhe një mënyrë të shëndetshme jetese.”

Largimi i një fije të thinjur të flokëve do e shtojë numrin e tyre

“Kjo nuk është e vërtetë,” thot Chad Wood. Në fakt, largimi i një fije të thinjur nuk do të bëjë asgjë tjetër përpos që do ju mungojë 1 fije floku në kokë. Pas një kohe, do del prap një fije e thinjur, por vetëm 1 dhe jo më shumë.

Pastrimi i flokut çdo ditë është për të mirën tuaj

“Mos pastroni flokun çdo ditë” thot Wood. “Sa më gjat që prisni, aq më mirë floku duket dhe aq më leht mund të rregullohet!” Nëse ju pastroni flokun shpesh, do i humb vajrat natyrale, gjë e cila i jep flokut shkëlqim dhe një teksturë më të butë, pra provoni të pastroni flokun sa më rrallë.

Të famshmit kanë flokë të bukur në mënyrë natyrale

“Një mit se të famshmit kanë flokë të mirë në mënyrë natyrale është një gënjeshtër, pasi që në të shumtën e rasteve ata mbajnë një parukë apo thjesht kanë 1 ekip të tërë që kujdeset për flokët e tyre me orë të tëra,” thot Fischer.

Produktet kundër lagështisë nuk lejojnë që floku të bëhet kaçurrele

“Nuk ekzistojnë produkte kundër lagështisë që kanë 1 efekt të vërtetë,” thot Wood. “Nëse keni flokë kaçurrele dhe ekspozoni flokun në lagështi, automatikisht ato do të bëhen kaçurrela, pavarësisht se a i keni drejtuar ato apo jo.”