Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Këto janë ngjyrat e flokëve që duhet t’i provoni këtë vit!

Filloni mbarë vitin me një nga këto nuanca të flokëve…

Jeni bezdisur nga ngjyrosja e njejtë e flokëve? Mos u shqetësoni, këto ide të flokëve në vazhdim do të ju inspirojnë që të frekuentoni sallonet e bukurisë dhe të transformoheni totalisht për vitin 2018.

  1. Skaje të ngjyrosura

Tani e keni shansin të bëheni më kreative se kurrë! Nëse nuk jeni aq të sigurtë për nuancat që doni t’i arrini, atëherë të eksperimentoni vetëm me ngjyrosjen e skajeve të flokëve, është një ide gjeniale.

  1. Nirvana bjonde

Falë Selena Gomez, jemi të sigurtë se shumica e femrave brune do të provojnë trendin deri në nivelin e flokëve bjonde.

  1. Hijëzime karameli

Nëse keni lëkurë pak më të errët, atëherë nuancat karamel do të ju japin një pamje mëse natyrale dhe do dukeni sikur e rrezitur dhe thjeshtë mahnitëse!

  1. Nuancë kafe

Kjo nuancë e errët kafe, me nëntone të zeza do të ju ofrojë një pamje më të egërsuar.

  1. Bjonde në të hirtë

Fringe worthy @belapadilla ❤️ #makeupbymikkamarcaida hair: @geraldmgtby

A post shared by Mikka Marcaida (@mikkamarcaida) on

Ky tonalitet i lezetshëm, i aplikuar më shumë rreth skajeve të flokëve apo edhe rreth ballukeve, ju shton hijeshinë duke theksuar pamjen tuaj me një nuancë krejtsisht unike.

  1. Nuancë delikate si vera e kuqe

Nuk jeni të sigurta se a dëshironi ngjyrë të kuqe apo të kaftë? Atëherë mund të provoni nuancën sikur vera e kuqe me tone çokollatë të kaftë. E mrekullueshme!