Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Këto janë gabimet që i bëni me grimin tuaj në stinën e verës!

Moti i nxehtë bën që grimi juaj të merr një pamje të padëshirueshme nga shumica prej nesh. Për të gjitha pyetjet që keni për grimin veror, ne biseduam me disa grimer për të na treguar se si mundemi të përmisojmë gabimet e zakonshme që i bëjmë gjatë stinës së verës.

Ju përdorni primer me bazë silikoni

“Primerët janë të njohur për funksionin e tyre që kanë për zgjatjen e qëndrueshmërisë së grimit, por primerët me bazë silikoni vetëm që do e thajnë dhe e ngulfasin lëkurën tuaj. Përdorni një primer me bazë uji në vend të atijë silikoni, dhe lëkura juaj do duket e hidratuar,” thot Kristine Cruz.

Po përshtatni hijen e syve me veshjen tuaj

“Të gjithë duhet të ndalojnë me përshtatjen e veshjes me hijen e grimit të syve. Nëse jeni duke veshur veshje me ngjyrë të hapur shembull: të verdhë, atëher ju duhet të përdorni hije të syve neutrale, si dhe të aplikoni një buzëkuq portokalli-elektrik,” thot Romero Jennings.

Baza e grimit është e njejta ngjyrë gjatë tërë vitit

“Nëse dëshironi të mos dukeni keq, vazhdimi i përdorimit të hijes dhe formulës së njejtë të bazës së grimit në të gjitha stinët e vitit është një katastrofë për pamjen tuaj. Qoftë ju pëlqen apo jo, ngjyra e lëkurës suaj ndryshon nga stina në stinë, për këtë arsye ju duhet të adaptoni hijen e bazës së grimit varësisht ngjyrës së lëkurës në stinën aktuale. Afati i skadimit të bazës zakonisht është 3 vite, pra ruani bazën e grimit nga vjeshta për vitin e ardhshëm,” thot Edward Cruz.

Hija e gabuar e bronzerit

“Është e rëndësishme të përdorni bronzerin në drejtimin e duhur në të cilin zakonisht merrni ngjyrë. Varësisht se a merrni 1 hije më të errët apo më të kuqe nga rrezet e diellit, ashtu zgjedhni edhe bronzerin për ngjyrën e lëkurës suaj,” thot Victor Cembellin.

Po përdorni bronzer pudër

“Aplikimi i tepërt i bronzerit për motin e verës është një gabim i zakonshëm. Nëse lëkura është ekspozuar në diell, atëher ajo lëkurë është më e thatë se zakonisht dhe aplikimi i bronzerit pudër do e bëjë pamjen e sajë edhe më të thatë. Provoni një bronzer kremi ushqyes, i cili do e ushqejë lëkurën si dhe do e hidratojë atë,” thot John Stapleton.

Po përdorni shumë bazë grimi

“Moti i verës është i rëndë, juve duhet të përpiqeni të përdorni sa më pak bazë grimi pasi që ajo do e bëjë pamjen e grimit të yndyrshme dhe baza do rrëshqasë në fytyrën tuaj,” thot Daniel Chinchilla.

Po përdorni shumë pudër përfunduese

“Shumica e njerëzve përdorin shumë pudër gjatë muajve më të nxehtë, dhe kur pudra vazhdimisht riaplikohet, përfundon në një pamje të keqe. Lëkura nuk merr fryme. Në vend të kësaj përdoni një bazë të hollë ose një hidratues me ngjyrë,” thot Valery Gherman.