Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Këto janë 4 stilet e flokeve që duhet ti përvetësoni para moshës 30!

Nga kombinimi i bishtit dhe matet deri në gjatësi të valëzuara me një punxh, këtu janë katër stilet që duhet ti mbani për çdo rast.

Bishtaleci i lëmuar

Victoria Beckham Jamie Stoker AH19-20

Si ta arrini atë?

“Një bishtalec është stil i flokëve i bukur për shumë qëllime” thot Luke Hersheson, stilisti i Victoria Beckham. “Përdorni një brushë për të krehur flokët nga mbrapa për të arritur bishtalecin në mes të qendrës së pjesës së mbrapme të kokës suaj, sigurohuni që stili është i lëmuar pa asnjë fije jasht si dhe lidhni me një lidhëse llastiku para se të aplikoni serum apo sprej për një rezultat të butë dhe të lëmuar”.

Për cilin lloj të flokëve?

Edhe pse ky stil i flokëve është i përsosur për flokët aziatike të trasha dhe mëndafshi, para se gjithash është punë preciziteti për të arritur një përfundim me shkëlqim, në mënyrë që të përshtatet për të gjitha llojet e flokëve, edhe pse është stil i vështirë për tu arritur nga flokët e shkurtëra dhe pa jetë. Për ti mbajtur dredhat e hidratuara dhe me një efekt shumë të lëmuar, aplikoni vaj ushqyes- thot Hersheson.

Flokët e valëzuara

Chanel fashion show ready to wear spring-summer 2019 in Paris

Si ti arrini ato?

Ky stil i flokëve, i parë në pistat e Chanel dhe Etro, është një klasikë e përjetshme. Pas aplikimit të sprejit për mbrojtje nga nxehtësia, ndani flokët në 2 gjysma. Duke filluar nga lart, vendosni flokët rreth figaros duke i larguar nga fytyra. Përsëritni procesin me të gjitha flokët duke lënë anash majet për një dukje të rastësishme.

Për cilin lloj të flokëve?

Efekti i valëve natyrale ju shkon shumë atyre që veç më i kanë flokët pak me dredha. Për flokët afro apo me dredha, thani ato me një tharëse lehtësisht para se të filloni realizimin e stilit, dhe për flokë të lëmuar dhe të butë, përdorni një sprej për t’ju dhënë material dhe për tu siguruaj që efekti do zgjasë.

Punxhi

Brock show in February 2019 New York Fashion Week

Si ta arrini atë?

Nëse punxhi boho apo ai i çrregullt ju pëlqen përshkak të kohës së shkurt për tu realizuar, është edhe ana joshëse që na pëlqen. Për tu arritur, tërhiqni flokët prapa dhe mblidhni prapa kokës lart apo tek qafa për një pamje më diskrete. Përdredhni flokët rreth tyre dhe lidhni me një lidhëse llastiku.

Për cilin lloj të flokëve?

Ky stil i flokëve u shkon të gjithëve, por më mirë u shkon flokëve të dredha. Nëse keni flokë shumë të buta, shtoni pak dendësi flokëve para se të filloni.

Gërsheta e çlirët

Tory Burch Runway Fall-Winter 2019-2020

Si ta arrini atë?

Gërshetat janë paksa sinonime me elegancë dhe nuk janë vetëm për stinën e verës. Në fillim, ndani mesin sipas dëshirës suaj dhe pastaj ndani flokët në 3 pjesë, dhe pastaj filloni me realizimin e gërshetës duke e lidhur në fund me një lidhëse llastiku.

Për cilin lloj të flokëve?

Ky stil i flokëve i gjithanshëm u shkon të gjitha flokëve. Nëse keni flokë të holla, mos hezitoni për t’ju shtuar dendësi flokëve me një pluhur volumi.