Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Këta pantallona të shkurtra janë ideale për periudhën e reshjeve

Zonjusha, është koha e reshjeve dhe garderoba juaj duhet të përditësohet që të përshtatet me motin. Në vazhdim mund t’i shihni 6 shortset që do t’i theksojnë këmbët tuaja gjatë periudhës së reshjeve.

Nyje dhe prerje

Këto shortse standarde të zeza janë të bukura, mirëpo si do të dukeshin nëse do t’i bënit ca nyje?  Me shtimin e nyjeve dhe disa prerjeve në bel, ky version i shortseve të zeza do t’ju bëjë të dukeni në trend dhjetëfish më tepër.

Kopsa dhe fjongo

Kur keni të bëni me raste formale, ju sugjerojmë të përcaktoheni për kopsa beli apo për fjongo. Varësisht se cila përshtatet me trupin tuaj, përzgjedhni mes kopsave dhe fjongos.

Shtresa dhe rrudhosje

Shortset Bermuda me shtresa të rrudhosura janë ideale për sytë si dhe për trupin. Përzgjedhni këto shortse me ngjyra solide që shtresat dhe rrudhat të ngjallen.

Shortse kamoshi që mbështjellen

Ky stil i mbështjelljes me detaje është elementi më i nevojshëm kur dëshironi të dukeni më elegante. Veçoria më e mirë e kësaj prerjeje është asimetria që e krijon iluzionin e gjatësisë. Ideale për ata që dëshirojnë t’i theksojnë këmbët.

Shortse të paluara

Palët në shortse janë shumë të lezetshme dhe ju sjellin ndjesinë e shkollës, mirëpo kur përshtaten me veshjen e duhur të bustit atëherë kthehen nga elegante në të zakonshme.

https://www.bebeautiful.in/fashion/trends/slay-your-way-through-monsoon-with-these-must-have-shorts