Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Këshilla rreth modës si të krijoni efektin e një figure të hollë trupore!

Këshilla të dobishme të modës që kurrë nuk dalin nga stili…

  1. Kontrolloni a janë në rregull të vendosur sytjenat tuaja: thithat duhet të jenë saktësisht midis shpatullave tuaja dhe bërrylave.
  2. Mbani nën kontroll veshjet me printime. Sa më i madh të jetë personi, aq më të mëdha duhet të jenë edhe printet. E kundërta vlen poashtu.
  3. Nëse doni të minimizoni një bark të fryer, zgjidhni xhepa të xhinseve që janë më të mëdha, të drejta dhe afër njëra-tjetrës, mbulojnë efektin e trashësisë.
  4. Dukuni më shtatlartë duke u veshur në mënyrë monokromatike nga koka deri te këmbët. (Po, funksionon edhe me ngjyrën e bardhë).
  5. Zgjedhni funde me prerje deri në gjunjë, në mënyrë që këmbët të japin formën e tyre më të mirë.
  6. Përshtatni diagonalet. Mendoni rreth fustaneve të gjata, printeve të gdhendura dhe prerjeve asimetrike. Kudo që të shtrihen këto kënde të pjerrëta dhe asiemtrike, magjia e dukjes më të hollë funksionon vërtetë.
  7. Zbuloni dekoltenë tuaj me një veshje me qafë të hapur. Dekolteja është pjesa më delikate dhe elegante pothuajse e çdo grua.
  8. Ndiqni këtë udhëzues të ngjyrave për të luajtur paksa me figurën tuaj trupore: vishni nuanca të lehta dhe të ndritshme në zonat ku dëshironi t’i theksoni më shumë e t’i nxjerrni në pah, ndërsa nuanca më të errëta në pjesët ku dëshironi t’i mbuloni.
  9. Përdorni silueta të përshtatura në pëlhura të strukturuara – të themi një xhaketë të leshtë apo bluzë pabuku me prerje A – në mënyrë që të fshehni pjesët më të ndjeshme.
  10. Krijoni iluzionin e këmbëve të gjata, me anë të takeve që i përshtaten tonit tuaj të lëkurës.