Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Këshilla dhe truqe rreth trendit të grimit neon nga Huda Beauty!

Neoni është gjëja më kryesore e imja për këtë verë, dhe jam e fiksuar për paletën tonë të re Neon Obsessions, pasiqë ju mund të krijoni aq shum pamje me anë të atyre paletave. Secila paletë ka kombinime të hijeve mat dhe me shkëlqim që ju lejojnë të krijoni pamje të pafundme të grimit, qoftë dëshironi një pamje të guximshme dhe dramatike apo një pamje më të thjeshtë dhe të ëmbël. Këtu do gjeni disa nga truqet dhe këshillat që Huda Beauty na tregoi rreth trendit të grimit neon.

Rregulli i parë: Korrektorë

Filloni me aplikimin e një korrektori si bazë në qepallat e syve tuaj. Kjo jo vetëm që ndihmon në krijimin e një kavanaci të pastër por gjithashtu ndihmon hijet të theksohen dhe ju jep një bazë se ku të kapen.

Argëtohuni

Gjëja më e mirë e këtyre paletave është se ju keni aq shumë mundësi, kështu që lironi anën tuaj kreative dhe argëtohuni. Hijet me shkëlqim e kryejn punën për bukuri për një pamje për gjatë ditës.

Pamja e parë: Liner-i neon

Unë zgjodha ngjyrën roze, por ju mund të zgjedhni cilëndo hije që ju dëshironi për këtë pamje, dhe ja si t’a bëni atë:

Hapi i parë: Me anë të një brushe të hollë apo një këndore, aplikloni korrektorë. Këshilla ime është që të vizatoni një vijë ku pastaj atë të njejtën do e mbushni me hije.

Hapi i dytë: Lejoni që korrektori të thahet, 2-3 minuta mjaftojnë.

Hapi i tretë: Me anë të të njejtës brushë, merrni hijen mat të preferuar nga ju dhe aplikojeni në vijën e vizatuar më herët.

Hapi i katërt: Largoni tepricën e hijes me një brushë të madhe, dhe përdorni një pambuk nëse keni nevojë për të pastruar skajet.

Hapi i pestë: Përfundoni pamjen me disa shtresa të maskarës apo qerpikëve artificial.

Pamja e dytë: Liner-i grafik

huda beauty neon obsessions palette

Më pëlqen kjo pamje për stinën e verës! Është argëtuese dhe ju mund të shprehni kreativitetin tuaj. Nëse vija e sipërme është shumë për ju, ju mund të krijoni vetëm një liner të bardhë me bisht.

Hapi i parë: Pasi që të keni aplikuar korrektorin, aplikoni hijen mat të preferuar. Nëse dëshironi, ju mund të shtoni thellësi duke shtuar nga e njejta hije në skaje të syve.

Hapi i dytë: Me anë të një liner-i të bardhë, filloni të vizatoni vijën e sipërme. Duket të fillojë mbi këndin e brendshëm dhe të harkohet mbi qepallat tuaja, dhe pastaj drejtë majeve të vetullave.

Hapi i tretë: Përdorni një pastrues pambuku që të pastroni tepricën e hijes mbi vijën e sipërme.

Pamja e perëndimit të diellit

huda beauty neon obsessions palette

Kjo pamje mund të arrihet me paletën tonë Orange Neon, por ju mund të krijoni të njejtën me paletën tonë Neon duke u argëtuar me hijet mat në disa hije gradiente.

Hapi i parë: Pas aplikimit të korrektorit, zgjedhni një hije të thellë nga paleta dhe aplikojeni në këndet e jashtme për të krijuar një bisht.

Hapi i dytë: aplikoni hije të lehtë në këndet e brendshme të syrit dhe në qendër të sajë. Me anë të të njejtës brushë, aplikoni hijen e njejtë edhe poshtë syrit.

Hapi i tretë: Mbi këto hije shtoni një hije me shkëlqim.

Bëhuni kreativ

huda beauty neon obsessions palette

Më pëlqen të përdori këto në tërë fytyrën,qoftë si një skuqës apo sikur theksues në mollëza. Ju mund të përdorni nga hijet për buzët e juaja. Aplikoni një balm të buzëve , pastaj aplikoni hijen mat të preferuar në buzë dhe përfundoni me një hije me shkëlqim në qendër të buzëve për të shtuar volum.