Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Kërcimi me stomak përfundimisht djegë kaloritë!

Vallëzuesja Namrata Randava na tregon se si vallëzimi me stomak i ka kthyer vetëbesimin dhe i ka ndihmuar që të tonifikojë dhe forcojë  bazën e saj.

Çfarë ju inspiroi që të merreni me këtë vallëzim?

Shakira sihte inspirimi më i madh, gjithmonë i jam mahnitur lëvizjeve të saja. Para se të filloj të mësoj këtë formë vallëzimi, i kopjoja lëvizjet e saja para pasqyrës mirëpo asnjëherë nuk jam dukur sensuale sikurse ajo. Prandaj vendosa që të aftësohem në këtë formë vallëzimi.

Si ishte përvoja juaj me këtë formë të artit?

Vallëzimi i stomakut kërkon të mirëmbani një qëndrim të drejtë dhe kjo ju sjell shumë vetëbesim. Kur fillova të vallëzoj, fillova të dashurohem në trupin tim. E gjeja veten duke vallëzuar para pasqyrës dhe ndjehesha e bukur, ndjeja pozitivitet dhe asnjëherë nuk jam ndjerë më femërore.

Çfarë ju pëlqen më tepër rreth vallëzimit të stomakut?

Më pëlqen muzika dhe e dua pasiqë duhet të lëvizni me tërë trupin, diçka që më mahnitë kur e shoh se si trupi im mund të lëvizë. Kur fillova të vallëzoj, ishte hera e parë që ndjehesha joshëse.

Image result for belly dancing

A keni vërejtur ndryshime në trip pasi që keni filluar me vallëzim?

Definitivisht po! Vallëzimi në stomak ka shumë përfitime shëndetësore. Ndihmon në forcimin e bustit dhe trupit, tonifikon këmbët, ijet, krahët dhe stomakun. Për shkak të pozitës së drejtë që duhet ta mbani, eliminon dhimbjet e shpinës dhe të gjunjëve.

Image result for belly dancing

A do e rekomandonit këtë formë vallëzimi si alternativë për njerëzit që dëshirojnë të jenë të shëndetshëm?

Absolutisht. Në lindjen e mesme kjo formë vallëzimi praktikohet nga femrat shtatëzëna pasiqë ua lehtëson procesin e lindjes. Vallëzimi në stomak është gjithçka që ju duhet për t`u ndjerë senzuale dhe e shëndetshme.