Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Jeni djegur nga dielli? Ja disa truqe ekspertësh si të ruani lëkurën!

Tani që temperaturat kanë filluar të rriten shumë, është e pamundur që të mos djegeni nga dielli në fundjavë, dhe me siguri që shumica provojnë metodën e aloe verës.

Pra nëse jeni një nga ata që lëkura u digjet lehtë nga dielli dhe pastaj ajo qërohet, ja disa këshilla se si të zvogloni dëmin.

Ne biseduam me një ekspert të lëkurës Dr. Ross Perry për këshillat e tija më të mira rreth këtijë problemi:

Mbroni lëkurën

“Nëse lëkura po qërohet, kjo është një shenjë e qartë që ajo është dëmtuar nga ekspozimi i tepërt ndaj rrezeve të diellit,” thot Dr. Perry. “Qërimi nënkupton që lëkura juaj po largon shtresat e jashtme dhe po zbulon shtresa të reja të lëkurës. Gjat kësaj kohe është shumë e rëndësishme të mbroni lëkurën e re dhe të leskosur nga dëmtimi i mëtutjeshëm, pra qëndroni larg rrezeve nëse keni mundësi. Nëse duhet të dilni patjeter, atëher vishni veshje me mëngë të gjata, veshje të gjëra, kapelë dhe syze, si dhe sigurohuni që zonat e ekspozuara ndaj rrezeve të jenë të mbrojtura me kremë 50 SPF.”

Hidratoni

“Përderi sa lëkura qërohet, ju mund të lehtësoni kruarjet duke e mbajtur atë të hidratuar. Aplikoni hidratues sa më shumë që mundeni. Gelli nga aloe vera mund të jetë qetësues i mirë. Konsumoni ujë në mënyrë që trupi të jetë i hidratuar nga brenda. Kjo ndihmon lëkurën dhe hidratimin e sajë si dhe ndihmon në shërimin dhe rigjenerimin e përgjithshëm të trupit.

Mos e ngacmoni atë

“Shmanguni tundimit që të ngacmoni atë, sado që është e vështirë. Do largohet në kohën e sajë. Nëse lëkura është shumë e leskëruar, ju mund të fërkoni atë lehtësisht me një fanellë të butë, por mos aplikoni apo veproni ndonjë tretman të ashpër. ”

Mbajeni të freskët

“Aplikoni lecka të freskëta për të qetësuar skuqjet apo djegiet. Lagni një leckë me ujë të ftohtë dhe vendoseni në trup për 10 minuta për të larguar nxehtësinë. Gjithashtu ju mundeni të përdorni vaj kokosi në vend të gellit aloe vera. Shmangni losionet pasi që ato rrjedhin si dhe lënë 1 shtresë të bardhë në lëkurë.”

Bëni dush në vaskë

“Në vend që të bëni dush në dush kabinë, bëni dush në vaskë. Provoni një dush me tërshërë ose të shtoni në ujë disa pika vaj lavande ose sodë bikarboni. Shmanguni produkteve me aromë të rëndë. Aplikoni tranguj të ftohtë, preni ato në feta dhe vendoseni në trup.”

Kujdes rreth nishaneve

“Pasi që qërimi i lëkurës të ketë përfunduar, është e rëndësishme të keni kujdes në vazhdim. Lëkura juaj është dëmtuar nga ekspozimi i tepërt në rreze të diellit dhe kjo është e lidhur ngusht me rrezikun ndaj kancerit të lëkurës. Pra, mos lejoni kjo të ndodhë përsëri si dhe kujdes ndaj njollave të çuditshme. Këto mund të paraqiten dekada më vonë pas djegies. Nëse jeni të brengosur për nishanet e vjetra, vizitoni dermatologun dhe kontrolloni ato.”