Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Ja të gjitha truqet që duhet ti dini për një pamje të grimit natyral!

Një grim minimal apo natyral është pamja që po pëlqejnë shumë të famshëm muajt e fundit. Por iluzioni i pamjes që nuk po mbani grim kur në fakt ju keni vendosur grim, është paksa e vështirë për tu arritur.

Nëse keni vendosur të mësoni se si të arrini atë pamjen e pastër me shkëlqim, atëherë ndjekni këto hapa.

1 këshillë e shpejtë për lëkurë të zbehur: Provoni nxirje të fytyrës. Kjo do ju ngrohë ngjyrën e lëkurës dhe do i bëjë qarqet e errëta nën sy dhe njollat e fytyrës të duken më pak se zakonisht.

  1. Pastrimi

Pastroni fytyrën duke përdorur një sapun të butë dhe fanellë. Mos përdorni qërues pasi që do e nxjerrë në pak skuqjen e lëkurës. Një pastrues i butë do e zbusë dhe do e pastrojë lëkurën.

  1. Hidratues

Aplikoni një sasi të vogël të hidratuesit në tërë fytyrën, ju do dëshironi që grimi juaj të zgjasë gjatë tërë ditës por jo të duket i yndyrshëm. Aplikoni hidratues edhe nëse lëkura juaj është e yndryshme.

  1. Baza e grimit

Nëse keni një lëkurë të pastër, përdorni një hidratues me ngjyrë për të ngrohur paksa ngjyrën e lëkurës suaj. Por nëse dëshironi më shumë mbulim, aplikoni bazë vetëm në ato zona ku janë më problematike apo më të pigmentuara.

  1. Korrektori

Me anë të një brushe të vogël aplikoni korrektor në zonat më problematike, kjo teknikë njihet si mikro korrektim. Për qarqet e errëta, aplikoni korrektor nën sy dhe pastaj përzieni atë me gishtërinj.

  1. Pudra

Nëse ju vuani nga shkëlqimi i tepërt, përdorni një brushë të madhe dhe pudër që i përshtatet tonit të lëkurës suaj dhe aplikojeni atë në tërë fytyrën tuaj. Mos përdorni bronzer pasi që synimi është arritja e grimit natyral.

  1. Skuqësi

Zgjidhni një skuqës kremi i cili është i butë në ngjyrë dhe i afrohet shumë ngjyrës së faqeve tuaja. Aplikoni produktin e zgjedhur në mollëzat tuaja, mu aty ku zakonisht skuqeni dhe përzieni deri sa të arrini ngjyrën e dëshiruar. Aplikoni pak nga skuqësi në buzë për të nxitur pigmentin e tyre natyral.

  1. Sytë

Për një pamje natyrale, lakimi i qerpikëve është i mjaftueshëm, por nëse dëshironi më shumë definim, përdorni një brushë të hollë maskare për aplikim 2 shtresor të maskarës për të 2 sytë. Për qerpik me ngjyrë më të hapur aplikoni maskarë kafe dhe për më të errëta, aplikoni maskarë të zezë.

  1. Vetulla

Është e rëndësishme të mos përdorni aplikime të rënda, nëse keni vetulla me ngjyrë të hapur, aplikoni një sasi të vogël të ngjyrës së vetullave mirë për t’ju dhënë atyre një formë. Vetulla të rënda janë një nga gabimet më të mëdha që mund ti bëni.

  1. Buzë

Mënyra më e lehtë për të arritur një ngjyrë të buzëve sa më natyrale është me anë të një qëruesi për buzë. Përdorni një qërues të butë dhe pastaj vazhdoni me një balsam për buzë dhe buzët tuaja do duken natyrale dhe të shëndetshme.