Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Ja të gjitha informatat që duhet ti dini rreth botox-it!

Ka shumë mite dhe informata të gabueshme rreth botox-it, duke përfshirë procedurën dhe rreziqet. Neve kemi biseduar me disa ekspert rreth botox-it, ja se çfarë duhet të dini.

Çfarë është botox-i?

Mbase ju duket një gjë e keqe por botox-i rrjedh nga një neurotoksin i prodhuar nga Clostridium botulinum. Një produkt i këtijë bakteriumi i cili formohet në mënyrë natyrale është toksina Botulinum, i cili përdoret në doza të vogla për të zhdukur rrudhat në ballë.

Si funksionojnë injektimet e Botox-it?

“Në mënyrë që një muskul të lëviz, një nerv duhet të lëshojë një sinjal të quajtur si neurotransmiter i cili sinjalizon muskulin. Botoksi shterron atë neurotransmiter duke ndaluar atë muskul që të lëvizë,” thot Dr. Lily Talakoub. Duke bllokuar impulset nervore lokale në muskuj të caktuar të fytyrës, përkohësisht, Boto-xi parandalon kontrollin total të shprehjeve të fytyrës si dhe rrudhave që i bashkangjiten atyre.

Ku mund të merrni Botox?

Në botën e kozmetikës, Botox-i zakonisht përdoret për të trajtuar, parandaluar si dhe zvogluar shfaqjen e rrudhave dhe linjave të vogla duke relaksuar muskujt. Zonat kryesore për injektim janë: balli, anash syve si dhe në mes të vetullave. Megjithatë, Dr. Talakoub se ajo gjithashtu e përdorë për të zbutur linjat e qafës, mjekrrës, buzëve, rreth gojës, nofullës, si dhe për të ndaluar djersitjen e nënsqetullave, duarve dhe këmbëve.”

Para dhe pas – Botox i ballit

View this post on Instagram

It’s very common to see significant improvement after 1 treatment of Botox. The top photo was taken of her forehead at rest before treatment, and the bottom photo is 2 months after I injected her with #Botox to the forehead and in between eyebrows. 💉 Additionally, my patient noticed her mood seemed better after being treated since she wasn’t furrowing her eyebrows. 💉 With continued treatment, she’ll continue to smooth out lines completely! @resetmedspa . . . . . #injectables #skincare #plasticsurgery #chicagomedspa #chicagodermatology #chicagoplasticsurgery #dysport #neurotoxin #injector #physicianassistant #aginggracefully #antiwrinkle #injections #neurotoxin #neuromodulator #wrinkles #wrinklesolution #botoxbeforeandafter

A post shared by Robyn Tong, MMS, PA-C (@robynderm) on

Botox-i është përdorur edhe për trajtimin e shumë gjendjeve mjeksore: si të syve, nofullës, djersitje e tepërt, migrenë, distoni si dhe fshikëz me aktivitet të tepruar.

Përse botox-i mbush linjat e vogla kur nuk është një mbushës?

“Muskujt rreth syve, ballit dhe në mes të vetullave formojnë një rrudhë kur ato lëvizin. Nëse muskuli nuk mundet të lëvizë në mënyrën e njejtë, rrudha zbutet,” thot Dr. Talakoub.

Sa Botox duhet të keni?

Varet nga personi në person, por mesatarja është 20 njësi për rrudhat e ballit, si dhe nga 2 deri në 10 tek pjesa e jashtme e syve. Dr. Talakoub thot se “thellësia e rrudhave nuk është një problem. Fortësia e muskujve përcakton se sa botox duhet të keni.”

Pas sa kohe mund të vëreni rezultatet?

Botox-it i duhen 24 deri 48 orë për të filluar me efektin e tijë dhe 3 deri 7 ditë për të shfaqur rezultatet. Megjithatë, rezultatet e plota nuk shfaqen para 10 deri 14 ditë.

Sa zgjat botox-i?

Dr. Talakoub thot “3 muaj nëse përdoret sasia e duhur, dhe nëse doza është më e ulët atëherë më pak,” megjithatë, kemi parë edhe nga ato që zgjat deri në 6 muaj. E tëra varet procesimi i neurotoksimit nga metabolizmi, pra varet në secilin individ.

A mund të përmisoni një botox të gabuar?

Ndryshe nga mbushësit hialuronik që mund të treten nga një injeksion i hialuronidase, nëse botox-i gabohet, nuk mund të përmisoni atë.

A mundet botox-i të shkaktojë varje të vetullave?

“Botox-i nuk është i njejtë për të gjithë, gjë e cila nënkupton se nëse e gaboni atëher mund të ndikojë edhe në zona të tjera të fytyrës. Dr. Talakoub spjegon: “Botox-i është 1 pjesë shkencë dhe 1 pjesë art. Kjo është arsyeja se përse duhet të drejtoheni tek një dermatolog i çertifikuar, i cili ka përvojë me këto gjëra. Secili ka formë dhe lartësi të ndryshme të vetullave, hark të ndryshëm si dhe ngritje të ndryshme kur lëvizin ballin. Nëse botox-i gabohet, muskujt e ballit relaksohen shumë dhe lartësia e vetullave mund të bie.”

Përfitimi i papritur i botox-it:

Botox-i gjithashtu mund të ndikojë në shtrëngimin e poreve: “Klientët e mi pas një botox-i duken më të freskët, më të pushuar dhe lëkura e tyre duket më bukur, bashk me zbutjen e linjave bëhet edhe ngushtimi i poreve, gjë e cila e bën lëkurën edhe më të bukur.”

Efektet anësore

Pas procedurës, ju mund të përjetoni disa inflamacione të vogla si dhe skuqje në zonën e trajtuar ose shenja, gjë e cila nuk zgjat shumë.

A shkakton dhimbje?

Botox-i shkakton një dhimbje, por e cila zgjat disa sekonda, dhimbje e cila është më e pakët në krahasim me mbushësit dhe microblading.

Mitet rreth botox-it

Botox-i është një mbushës: Mbushësit dhe botox-i janë 2 gjëra të ndryshme. Mbushësit “mbushin” linjat dhe rikthejnë volumin e humbur. Botoxi, relakson muskujt duke shkaktuar zbutjen e rrudhave.

Vetem të moshuarit duhet të aplikojnë botox: Nuk është e përcaktuar mosha për aplikim të botoxit. Megjithatë, shumë e më shumë njerëz po përdorin Botox edhe në moshën më rinore në mënyrë që të parandalojnë paraqitjen e rrudhave nga fillimi.

Botox-i përmison lëkurën: Botox-i ka efekt vetëm në muskujt e injektuar, ai nuk ka efekt në pigmentim dhe zvoglim të plasaritjeve.