Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Ja si të riktheni butësinë e këmbëve tuaja!

Jeta jonë e përditshme dhe angazhimet e ngarkuara na e bëjnë të vështirë mirëmbajtjen dhe kujdesin e këmbëve tona. Ju dhemb aty, ju irritohet këtu si dhe këpucët ju vijnë shumë të ngushta. Vetëm befas kur të shihni këmbët pas një dite të lodhshme nga puna, të gërvishtur dhe lëkurë të çarë. Por, ky problem mund të zgjidhet shumë shpejt, lehtë dhe më e rëndësishmja me një çmim shumë të ulët dhe të përballueshëm.

Bright Side ndan me ju recetën e një preparati natyral që do të rikthejë butësinë e këmbëve tuaja pas një pune të lodhshme.

The Most Simple and Effective Remedy to Make Your Heels Baby Soft

Ju nevoitet:

  • 5 lugë sode bikarbone
  • Xhel dushi
  • Disa pika vaj esencial të livandos (portokalli ose limoni përshtaten më mirë)

Si ta përdorni:

Para fillimit të procedurës, vendosni këmbët tuaja në ujë të nxehtë për rreth 5 minuta. Duhet të jenë shumë të ngrohta që preparati të ketë efekt.

Përzieni xhelin e dushit, vajin esencial dhe soden bikarbone që të fitoni një masë homogjene. Më pas këtë masë aplikojeni në këmbë duke i fërkuar ato njëkohësisht. Nëse lëkura është shumë e ashpër, përdorni një furçë për t’i pastruar më fort. Në fund, lani dhe pastroni mirë këmbët, si dhe më pas lyeni me ndonjë krem hidratues.

Soda bikarbone nuk është vetëm një preparat natyral për lëkurë të trashë dhe të vrazhdë – ajo gjithashtu eliminon aromat e pakëndshme, ofron shërim të shpejtë dhe ndihmon për të luftuar infeksionet fungale.

Rezultatet vërehen pas dy javësh!