Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Ja si të përdorni trendin e eyeliner-it neon!

Ky është trendi më i madh për këtë verë.

View this post on Instagram

On that green wave ☘️💚 @kendalljenner

A post shared by Mary Phillips (@maryphillips) on

Zyrtarisht, eyeliner-i neon është pamja më në trend e bukurisë për këtë verë. Këtë trend e kemi parë tek Rihanna, Camila Mendes dhe Kendall Jenner, ku ngjyrat vibrante dhe format gjeometrike po zëvendësojnë pamjet tradicionale të syve.

Për dikë që gjithnjë zgjedh një hije të njejtë neutrale, aplikimi i eyeliner-it neon është paksa e frikshme. Fatmirësisht ne biseduam me grimeren Hayley Kassel, e cila ka punuar në fushatat për Fenty Beauty dhe ColourPop, për të na treguar këshillat dhe truqet më të mira grimi për sy.

Trendi i liner-it neon lejon për shprehjen e vetvetes

“Për momentin në treg, të gjithë po përkrahim lirinë dhe prezantimin e vetes në mënyrën se si ju ndjeheni,” spjegon Hassel. “Sytë e maces ishte një trend nga i cili disa filluan të bezdisen dhe filluan të lozin paksa me këtë pamje dhe të ndryshojnë atë, ku në vend të liner-it të zi, ata filluan të përdorin një të kaltër duke shtuar një maskarë të kaltër gjithashtu. Nga këtu, ajo filloi të ndryshojë nga pamja e syrit të maces në forma të ndryshme të eyeliner-it. Trendi i eyeliner-it neon i lejon njerëzit të shprehin anën kreative dhe të paraqesin shpirtin artistik që e kanë,”

Mos harroni të përdorni primer të syve dhe mbani një Q-tip afër vetes

“Me motin e nxehtë që po ndodh tani, juve do ju duhet një primer i mirë i syve, sidomos nëse keni një lëkurë të yndyrshme,” thot Hassel. “Siguroni që të keni një bazë të pastër me primer të syve dhe një brushë me maje ose Q-tip afër, pasi që do ju duhen kur të dëshironi të krijoni një maje precize ose forma të ndryshme. Një Q-tip dhe pak hidratues, dhe nëse gaboj me majen e eyeliner-it atëher marr nga hidratuesi dhe e pastroj gabimin tim, dhe kjo është shumë e lehtë.

Mos u ngutni

“Nëse dikush pëlqen eyeliner-in e zi të zakonshëm por vendos të përdor një vijë të hollë neoni të verdhë mbi eyeliner-in e zi, qoftë edhe vetëm në maje, ngjyra neon do e ndryshojë pamjen e syve në tërësi,” thot Hassel. “Shumica pëlqejnë të aplikojnë vetëm në maje, mua më pëlqen të aplikoj ngjyrë të kaltër dhe portokalli. I jep një theksim të bukur dhe më shtyen mua që të hulumtoj se çfarë mundem të bëjë me ngjyra.

Trajtoni syrin si një kavanacë

“Në Instagramin tim kam një fotografi të Slick (Woods) ku ajo ka një formë katrore të eyeliner-it neon të kaltër mbi sy, menjëher afër hundës,” thot Hassel. “Ata të cilët pëlqejnë të argëtohen me grim, lozni me atë zonë, harqe ose katrorë dhe krijoni forma aty. ”

Eksperimentoni me një maje nga fundi

“Provoni një pamje të syrit të maces në pjesën e poshtme të syrit, kjo fillon nga pjesa e poshtme e syrit dhe vazhdon sipër,” thot ajo. “Pasi që neve gjithnjë aplikojmë pamjen e syrit të maces në pjesën e sipërme të syve, nëse ju e lidhni atë me pjesën e poshtme me një ngjyrë të theksuar, vërtet krijon një formë dhe dimenzion tjetër të syrit.  Syri është një kavanac dhe ju mund të shprehni mjeshtërinë tuaj sa her që të keni dëshirë.”