Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Ja si të bëheni një Balmain Girl!

ADN-ja e Balmain është karakteristike. Në thelb qëndron misioni i dizajnerit Olivier Rousteing për të veshur femrat që “kënaqen kur përparojnë.” Në përkthim mode, kjo nënkupton veshje të cilat karakterizojnë pamjen e Balmain: xhaketa me supe të gjëra, fustane të shkurtëra, denim, veshje të veçanta si dhe më kryesorja – çanta.

Thelbësore, veshje që ju mund ti përzini dhe ti kombinoni me veshjen tuaj në mënyrë që ti bashkangjiteni “Balmain Army” të Rousteing.

Ja 4 mënyra se si ti stiloni ato vetë:

Pantollona elegante

 

Një palë pantollona të mira janë një komponent thelbësorë i çdo kostumi Parizien. Verzioni i vjeshtës 2019 janë një palë pantollona të prera dhe të lara në acid, të mbuluara në xixëllima për një pamje që shkëlqen, qoftë në rreze dielli apo dritë të hënës.

Jo të gjithë ikonat e modës mbajnë pelerinë (por nëse ju nuk mbani, atëher duhet ta bëni)

 

Kjo pelerinë e leshtë vërteton ashtu si thot Rousteing “që femra Balmain nuk mund të karakterizohet.” Ajo është klasike dhe rrebele, me një pelerinë me qafë të lartë dhe supe të strukturizuara. Në pistë, pamja dhuroi një emocion motorristi kur u kombinua me një palë doreza nga lëkura, si dhe një fustan të gjatë nga tyli.

Merrni një xhaketë me supe të gjëra

 

Silueta e supeve të gjëra është bërë një gjë e veçantë e Balmain. Koleksioni i vjeshtës zgjëroi pamjen e fuqishme tek pelerinat dhe fustanet, si dhe i dha xhaketës një rifreskim në material.

Lini mbresa me një fustan të shkurtër

 

Në një fjalë (apo dy), pamja e Balmain është përshkruar si një “pasuri rinore,” dhe nëse ato fjalë do të ishin distiluar në një veshje të vetme të pistës atëherë ajo do ishte ky fustan i shkurtër.