Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Ja si të arrini thonj të fortë dhe të shëndetshëm, sipas ekspertëve!

Plus, si të kuptoni se thonjtë nuk janë të shëndetëshme si duhet!

Qoftë jeni tipi i personit që zakonisht ngjyros thonjt si një formë e shprehjes së kujdesit të vetvetes apo tipi i cili kafshon dhe ngacmon kutikulet, të gjithë dëshirojmë thonj të shëndetshëm dhe të përsosur. Neve biseduam me disa ekspert të thonjve për të zbuluar se çfarë duhet të bëni me thonjtë e juaj – por fillimisht, si të kuptoni se a keni thonj të shëndetshëm apo jo?! Ja se çfarë duhet të keni kujdes:

Shenjat e thonjve të shëndetshëm:

  • Pllakat e thonjve kanë ngjyrë roze të zbehur
  • Keni kutikula (mos i preni)
  • Thonjtë dhe majet e bardha janë me gjatësi të njejtë
  • Keni pjesë të bardha në fund të thonjve në formë gjysmë hane (të quajtura lunula)

Shenjat e thonjve të pashëndetshme

  • Thonj të leskëruar apo të thyer mund të jenë shkak i mungesës së vitaminave
  • Pika të vogla të bardha që janë rezultat i ngjyrosjeve të shpeshta apo kafshimit të thonjve
  • Vija horizontale që mund të jenë rezultat i stresit, temperaturës së lartë apo kërcitjes së gishtërinjve
  • Lëkurë të enjtur dhe të kuqe rreth thonjve e cila vjen si rezultat i prerjes apo kafshimit të kutikuleve
  • Thonj me formë të lugës mund të jenë shenj e mungesës së hekurit apo anemisë.

Nëse jeni merakosur për shëndetin e thonjve, është e rëndësishme të konsultoheni me një dermatolog. Pasi që thonjtë janë shumë të dukshme, është e lehtë të dallohet nëse keni ndonjë problem, do të thot se mund ti trajtoni sa më herët dhe të kaloni problemin, thot Dr. Dana Stern.

Ja si mund të arrini thonj të fortë dhe të shëndetshëm:

Mbani duart të pastra

Para se të bëni ndonjë gjë, është shumë e rëndësishme që të siguroheni se thonjtë dhe lëkura rreth tyre janë të pastër. Pastaj pastroni të gjitha mbetjet e manikyrit të fundit me një pastrues të thonjve. Dr. Ava Shamban rekomandon aplikimin e një sapuni në një brushë të dhëmbëve për të fërkuar me të lëkurën rreth thonjve dhe vet thonjtë. Kjo do largojë papastërtitë dhe do e zhvesh lëkurën e vdekur pa patur nevojë për kimikate që shkaktojnë tharje të lëkurës.

Keni kujdes me thonjt

Thonjtë janë shumë të ndjeshme, dhe fërkimi i tyre në mënyrë të ashpër mund të shkaktojë një infeksion. Një tjetër gabim: Përdorimi i mjeteve metalike në thonj, pasi që ato mund të shkaktojnë që pllaka e thoit të ndahet nga lëkura.

Prerje të rregullta

Prerjet e rregullta janë po aq të rëndësishme për thonjtë sa për flokët, thot Dr. Prystowsky. Për këtë, ndani një kohë për ti prerë ato çdo 2 javë, duke u përshtatur, më herët apo më vonë, varësisht nevojës së thonjve.

Zgjedhni shëndetin para gjatësisë

Thonjtë e gjatë janë të bukur, por nëse ju jeni një person që ka probleme me thyerje të thonjve, Dr. Shamban rekomandon që ti mbani thonjtë të shkurtër. Një stil i shkurtër me skaje të rrumbullakta është më i lehtë për tu mirëmbajtur dhe duket më pastër, në mënyrë që ju të mund të fokusoheni në ndërtimin e thonjve të fortë pa u brengosur për gjëra të tjera.

Gjithnjë mbani afër një limë

Nëse keni një punë apo rutinë palestre që shkakton probleme me thonj, Dr. Prystowsky sugjeron që të mbani një limë afër për të larguar skajet e ashpra. Limoni thonjtë në një drejtim për një përfundim të lëmuar.

Mos ngacmoni kutikulat

Kutikulat kanë një qëllim të rëndsishëm: sigurojnë pjesën e bazës së thonjve. Pra, kur ju largoni kutikulat, prishni sigurinë e mbrojtjes, duke i lënë thonjtë të ndjeshëm në baktere dhe duke mundësuar infeksion.  Por nëse nuk mund ti duroni ato, atëher Dr. Debbie Palmer rekomandon që pas dushit, të shtyni ato me një shkop druri për thonj dhe pastaj të vazhdoni me një masazhim të tyre me një vaj për kutikula.

Mbroni thonjtë me një shtresë bazë

Ngjyrosja e thonjve në shtëpi nuk shërben si arsye për të shmangur shtresën bazë. Dr. Prystowsky thot se ky hap jo vetëm që mbron thonjt nga njollosja e llakut, por gjithashtu nxit ngjyrën e llakut me vetëm 1 shtresë.

Lexoni etiketat e llakut

Ashtu si me kozmetikë, jo të gjitha brendet e llaqeve janë të njejta, kujdes dhe bleni produkte të mira. Dr. Debbie Palmer rekomandon të evitoni llaqe që përmbajnë kimikate helmuese si: phthalate, formaldehidë dhe toluene, pasi që këto helme mund të shkaktojnë ndarje, thyerje dhe thonj të brishtë.

Përdorni një shtresë përfundimtare

Mos mendoni se mund të shmangni përdorimin e shtresës përfundimtare. Ky hap është po aq i rëndësishëm, pasi që shtresa përfundimtare siguron llakun dhe shton shkëlqim në manikyrin tuaj. Dr. Prystowsky rekomandon të shtoni një shtresë përfundimtare për të arritur rezultatet e dëshiruara në manikyrin tuaj.

Gjithnjë hidratoni duart dhe thonjtë

Ju nuk do shkonit në shtrat pa hidratuar fytyrën tuaj, e përse ta bëni këtë me duart? Holly Falxone pëlqen përdorimin e një përzierje të vajrave të bajameve dhe avokados për të mbajtur thonjtë dhe kutikulat të hidratuara përderisa ajo bën gjum, por juve do mund të përdorni edhe ndonjë hidratues tjetër, nuk ka asnjë problem.

Përdorni doreza gjatë pastrimit të enëve

Gjithnjë që pastroni me kimikale të ashpra, punoni në kopsht apo bëni ndonjë gjë që përfshin duar të papastra, Dr. Prystowsky insiston që të mbani doreza gome, vinyl, nitrile apo plastike. Pastrimi i enëve me ujë të nxehtë dhe shampo dobëson thonjtë.

Konsumoni ushqime të pasura me proteina

Thonjtë e duarve janë të krijuara nga një protein i quajtur keratinë, që do të thot se ju mund të arrini thonj të shëndetshëm me anë të ushqimit tuaj. Falcone rekomandon të shtoni vitamina dhe suplemente si biotina, vitamina E ose vaj peshku në rezhimin tuaj ditor, përderisa Dr. Palmer rekomandon ushqime të pasura me proteine si: peshk, fasule dhe arra. Një gjë në të cilën të gjithë pajtohen: Si të arrini kombinimin që ka efekt tek ju, ju do fitoni thonj të shëndetshëm dhe më të pastër.