Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Ja si mund të zgjatni flokët vetëm për disa minuta përmes teknikës ‘Balmain’!

Shihni se si funksionon kjo makinë…

Për stilistët e famshëm të personave VIP si Chris Appleton dhe Jen Atkin, zgjatja e flokëve Balmain Hair Couture paraqesin metodën më të re të ngjitjes së shtesave të flokëve. Kështuqë ka kuptim që kjo makineri të funksionojë më së miri për një aplikim më të gjatë të zgjatjes së flokëve, që mund t’i vërejmë tek Kim Kardashian dhe Ariana Grande.

Së pari kemi vërejtur këtë mjet për zgjatje të flokëve dhe volum në Instagramin e Huda Kattan dhe që atëherë nuk mund të ndalemi së shikuari atë veprim. Ja se si funksionon: një pjesë katrore plastike që përmban zgjatimet e flokëve aplikohet në rrënjën e çdo seksioni të flokëve. Pasi të ngjitet pjesa katrore, aplikatori shtypet në rrënjën e zgjatimeve të flokëve dhe pasi të hiqet – voila! Do të keni flokë të gjata në më pak se një minutë. Sipas Balmain, ky mjet punon më mirë se 100% dhe mund të zgjasë deri në gjashtë muaj.

Duke pasur një makinë të shpejtë dhe efikase që ju jep flokë të gjata për më pak se një minutë, shtron pyetjen: pse të humbni muaj të tërë deri sa të ju rriten flokët tuaja, kur mjeti efikas Balmain ua mundëson mënjëherë? Ky aplikacion i zgjatimeve të flokëve është në dispozicion vetëm në sallonet e partnerëve të zgjedhur Balmain – shumica e të cilëve nuk janë në SHBA. E pra, për fat të keq, nëse nuk ndodheni në ndonjë nga sallonet e afërta të Balmain, atëherë do duhet të aplikoni zgjatimet sipas mënyrës tradicionale me konsum të kohës.