Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Ja si mund të visheni bukur pavarsisht përmasave trupore!

Ne gjithnjë shohim modele të dobëta nëpër revista të modës, të cilat duken shumë me vetëbesim gjatë prezantimit të trendeve të reja të veshjeve. Duke sikur ju mund të dukeni elegante vetëm nëse trupi juaj ka “përmasa të përkryer”.

Bright Side ju bën me dije se ju mund të dukeni mrekullueshëm pavarsisht përmasave të trupit tuaj.

  1. Zgjedhni madhësinë e duhur

 

 

Zgjedhja e rrobave në madhësinë e gabuar është gjëja më e keqe që ju mund të bëni. Kjo veçanërisht vlen për xhinset. Mos bleni xhinse të ngushta që të mos keni mundësinë të hyni në to. Askush nuk do ta vërejë numrin në etiketë.

  1. Provoni xhinse me bel të mesëm dhe të lartë

 

 

Fatmirësisht, xhinset me bel të ulët, fundet dhe pantalloant nuk janë më në modë. Tani janë në trend xhinset me bel të mesëm apo të lartë. Xhinset e tilla të përkryera nxjerirn ën pah pjesët më të mira të figurës suaj trupore, dhe poashtu fshehin ndonjë mangësi të belit tuaj.

  1. Kombinimi i ngjyrave ka rëndësi

 

 

Xhinset blu të errëta klasike apo nuanca tjera të theksuar, ju bëjnë të dukeni më të holla. Për më tepër, këto lloj xhinse, jo vetëm që janë pjesë përbërëse e garderobës suaj, por që mund të kombinohen me çfarëdo lloj veshje tjetër.

  1. Bëhuni kreativ

 

 

View this post on Instagram

Hey Girl Heyyyyy! 😃

A post shared by Rochelle Johnson (@iambeauticurve) on

Zgjedhni këmisha, bluza dhe xhaketa që ju mbulojnë vetëm mesin e ijeve tuaja. Kjo ju ndihmon të balanconi siluetën tuaj. Mos kini frikë të përdorni aksesorë dhe të luani me kombinime të ndryshme. Kjo mund të duket edhe kreative edhe të mbulojë ndonjë mangësi të trupit tuaj. Kapelat, pelerinat dhe kimono-t janë sende shumë me stil në veshjen tuaj dhe kjo e bën figurën tuaj trupore të duket shumë më mirë.

  1. Nxjerrni në pah belin tuaj

 

 

 

Nuk është çudi që beli në formë të “orës së rërës” konsiderohet si figura më femërore dhe tërheqëse. Që të fitoni përmasat e duhura, nxjerrni në pah belin tuaj. Për ato femra që preferojnë një stil klasik, rripat janë zgjedhja më e mirë. Nëse jeni më sportive, atëherë këmishat e lidhura në bel janë të duhurat për ju.

  1. Zgjedhni këpucët e duhura

 

Këpucë me take, çizme mashkullore, këpucë të sheshta, të gjitha këto krijojnë një pamje shumë mbresëlënëse nëse kombinohen si duhet. Zgjedhni ëpucë elegante në ngjyra neutrale, apo zgjedhni një ngjyrë që është e njejtë si ngjyra e xhinseve tuaja.