Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Ja si mund të përmirësoni teknikën e aplikimit të liner-it për sy!

A jeni duke vepruar njejtë me mënyrën e aplikimit të linerit për sy siç keni bërë në kohërat e shkollës së mesme? E pra, shanset janë që jeni duke vepruar gabimisht. Shumica e femrave shkojnë jashtë kufijve të fomimit të vijës dhe përfundojnë me një pamje aspak tërheqëse. Ose vizatojnë njëkohësisht vijën në brendësi të syrit poshtë, gjë që mund t’i bëjë sytë e tyre të duken shumë më të vegjël.

Kjo mënyrë e bën aplikimin e grimit shumë të ngarkuar dhe aspak joshëse. Asnjëherë mos kapni lëkurën dhe mos e tërhiqni përderisa vizatoni me liner, sepse për shkak të lëkurës së butë rreth syve, vija mund të tërhiqet ndryshe nga forma natyrale e syrit.

E pra, atëherë si duhet bërë aplikimi i linerit për sy? Mënyra më e lehtë për të aplikuar është me anë të një brushe. Mund të përdorni ose formulë me bazë xheli ose brushë të hijëzimit të syve. Filoni me skajet e brendshme të syrit dhe vizatoni një vijë në qendër të kapakut tuaj. Më pas, riaplikoni brushën dhe filloni ngaa këndi i jashtëm, duke lidhur dy linjat në mes. Kjo metodë poashtu funksionon edhe me liner në formë lapsi, vetëm sigurohuni që të përdorni ndonjë formulë më të butë nga brende të ndryshme që janë në dispozicion si psh: Eveline Cosmetics Make-up Eyeliner Pen Art 24H.

Image result for EVELINE COSMETICS MAKE-UP EYELINER PEN ART 24H

Me liner për sy, mos harroni se sa më pak të aplikoni aq më mirë do të dukeni. Jo të gjithë duken mirë me liner edhe sipër edhe poshtë syrit. Mundohuni të vizatoni vijë vetëm në pjesën e sipërme,  gjë që jep efekt të syve më të gjerë. Eksperimentoni mënyrat që duken më të mira për ju.