Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Ja si mund të krijoni një rutinë vjeshte për kujdesin e lëkurës!

Shtatori, ndryshe i njohur si Janari i botës së modës, rezonon edhe në botën e bukurisë, gjithashtu. Me çdo fillim të ri, qoftë stinë apo punë, vjen edhe rimendimi i rutinës dhe ashtu si pëlqejmë të ndryshojmë veshjen apo rrobat, ashtu duhet të rimendojmë rutinën e kujdesit të lëkurës, duke përshtatur atë me stinën në të cilën jemi.

Statistikat e reja në rrjetet sociale kanë treguar se si shumica janë duke kërkuar një inspirim për ndryshimin e rutinës së tyre, qoftë për në mëngjes apo në mbrëmje. Nuk është për tu habitur, pasi që vera na ka dhuruar një pigmentim të lartë në lëkurë, dehidrim të sajë si dhe inflamacion, dhe rënia e menjëherëshme e temperaturave, mundet në mënyrë drastike të ndikojë në mënyrën se si lëkura funksionon, duket dhe ndjehet.

“Shpesh e parë në muajt e vjeshtës është prishja dhe ndjeshmëria e barrierës së lëkurës e cila manifeston simptome të thatësisë, ndjeshmërisë dhe mungesë të shkëlqimit,” thot Andrea Pfeffer. “Barriera është porsi një mantel shiu – e dizajnuar për të mbajtur gjërat larg trupit.” Dhe kur ndodhë që temperaturat të bien për një moment, atëherë barriera dëmtohet dhe lejon që ambienti i jashtëm të ndikojë në lëkurën tonë, duke shkaktuar inflamim, ndjeshmëri dhe skuqje.

Ja disa nga hapat që duhet ti përfshini në rutinën vjeshtore të kujdesit të lëkurës:

Pastrimi i vazhdueshëm është pika kyçe

E rëndësishme është të mbani lëkurën e pastër nga papastërtitë, pastrimi në mëngjes dhe në mbrëmje është 1 element i rutinës që nuk duhet të rimendohet. “Qarkullimi natyral i qelizave të lëkurës krijon debris në shtresat e sipërme të cilat duhet të largohen para aplikimit të produkteve të tjera, dhe kjo mund të ndikojë në efikasitetin e përbërësve të ardhshëm kryesor që do depërtojnë në lëkurë,” thot Pfeffer. “Plus, veprimi mekanik i pastrimit gjithashtu nxit qarkullimin e gjakur dhe ndihmon në eliminimin e helmeve, për këtë arsye, bëjeni ngadal dhe mos u ngutni.”

Pastruesit e qumshtit apo kremoz janë të butë mjaftueshëm për të mundësuar përdorimin e tyre gjatë gjithë vitit, në mënyrë që të mos keni nevojë të bëni ndërrimin e tyre. Megjithatë, lëkura e thatë mund të përfitojë nga përdorimi i herë pas hershëm i zbutësve apo vajrave më të pasura për të ndihmuar në zëvendësimin e lipideve të humbura si dhe për të zvogluar leskërimin e lëkurës.

Hidratimi

Ekspozimi i lëkurës në temperatura të larta dhe erëra të forta shkakton dehidrim të lëkurës. Këtu mund të ju ndihmojnë hidratuesit.

“Acidi hialuronik është një hap kryesorë,” thot Pfeffer. “Efektet e tija janë shpesh të krahasuara me shëndrrimin e një fare në kokërr rrushi kur bëhet rritja e përbërjes së ujit.” Përdorni një serum me acid hialuronik në mëngjes ose mbrëmje, menjëher pas pastrimit të lëkurës.

Rindërtoni barrierën me një hidratues

Për të bërë rindërtimin e një barriere të dëmtuar të lëkurës, kërkoni hidratues me përbërës si: ceramide dhe lipide pasi që ato do ndihmojnë kundër humbjes së hidratimit dhe do të mund të mbajnë atë në lëkurë, thot Zamani. Përdorimi i një hidratuesi mbi një serum me acid hialuronik krijon një shtresë mbi lëkurë dhe ndalon largimin e ujit, duke i bërë ato hapa kryesorë gjatë rënies së temperaturave.

“Llojet më të yndyrshme dhe të prirura ndaj akneve mbase duhet të përdorin një hidratues më të lehtë ose ndonjë vaj si jojoba.  Ato mbajnë lëkurën e butë si dhe gjithashtu ata duhet të evitojnë produkte të rënda që mund të bllokojnë poret dhe të nxisin yndyrën,” këshillon Pfeffer. Ndërsa lëkura e thatë duhet të përdorë vajra të pasura me përbërës ushqyes për të përfituar ushqim shtesë, sidomos gjatë natës.

Filloni me përdorimin e retinolit

Përderisa mungesa e diellit nuk është lajm i mirë për disponimin tuaj, për lëkurën është një lajm mjaftë i mirë. Retinol (ose vitamina A) e bënë lëkurën më të ndjeshme ndaj diellit, për këtë arsye, atë duhet ta përdorni në muaj më të ftohtë,  ndërsa gjatë verës duhet të përdoret me SPF: “është i mrekullueshëm në rritjen e qarkullimit të qelizave, duke rregulluar qarkullimin e yndyrës si dhe përmisimin e paraqitjes së pigmentimit,” thot Pfeffer. “Filloni nga doza të vogla dhe lejoni që lëkura të ndërtojë një tolerim ndaj retinolit dhe ndaj përdorimit të tijë të vazhdueshëm.”

Mbani SPF gjatë gjithë vitit

“Gabimi më i madh që mund ta bëni për lëkurën tuaj është të mos aplikoni SPF edhe gjatë muajve të tjerë përpos muajve të verës,” thot Pfeffer. Në fakt, lëkura jonë mund të dëmtohet nga rrezet UV gjatë tërë vitit, që nënkupton se mbrojtësi nga rrezet e diellit është një produkt që nuk duhet ndryshuar asnjëher. Pfeffer rekomandon SPF me bazë minerale përshkak se është i lehtë, lejon lëkurën të merr frymë, është i mirë për oqeanin dhe i lehtë për tu përdorur – qëndron mirë nën grim.

Ushqehuni në bazë të stinës që jeni

Trajtimi i pamjes së jashtme të lëkurës është një gjë shumë e mirë, por juve duhet të kujdeseni edhe për lëkurën nga brenda dhe të konsumoni përbërës ushqyes si dhe suplemente në bazë të stinës në të cilën gjendeni. “Vjeshta është koha e të korrurave, dhe jemi me fat që kemi prodhime të pasura me përbërës ushqyes të fresktë në dispozicion, ju duhet të shfrytëzoni atë,” thot Pfeffer. Ajo rekomandon të konsumoni më shumë kunguj pasi që kungulli përmbanë më shumë beta-karotene të cilat ndihmojnë në rigjenerimin e qelizave, funksionimin normal të lëkurës si dhe prodhimin e kolagjenit.