Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Ja si duhet të përdorni Retinolin!

Kur është fjala për rregullat univerzale të bukurisë, çdo ekspert i lëkurës që ju do takoni ndonjëherë, do ju thonë që në rutinën e lëkurës ju duhet të përfshini 2 gjëra të domosdoshme: e para është mbrojtësi nga rrezet e diellit dhe e dyta është retinoli.

Mbase ju jeni në dijeni për përfitimet nga retinoli, por prap ju nuk e përdorni atë. Dhe kjo është shkaku se ju frigoheni nga skuqja dhe irritimi, dhe nuk jeni të vetëm.  Ekspertët thonë se është problemi numër 1 që e kanë femrat kur rekomandojnë të shtohet në rutinën e tyre.

Kjo do të ndryshojë, vazhdoni të lexoni se si retinoli do ndryshojë lëkurën tuaj tani dhe përgjithmonë, për të mirë.

Përse retinoli është standardi i artë i kujdesit të lëkurës

Thjesht dhe qartë: Retinoidët janë një fuqi kryesore e kujdesit të lëkurës. Ato janë zgjidhja e shumë problemeve të lëkurës, nga minimizimi i shfaqjes së poreve të gjëra, ngjyrë e pabarabartë e lëkurës, lëkurë e lodhur si dhe linja të vogla.

Cili përbërës përpos retinolit mund ta bëjë këtë? Asnjë.

A është retinoli apo retinoidi veçmë pjesë e rutinës suaj të lëkurës?

“Retinoidet njihen për ndikimin e tyre në shumë funksione biologjike të lëkurës,” spjegon Claire Chang. “Ato janë përdorur për efektet e tyre kundër shenjave të plakjes që nga vitet e 1980-ta, dhe ekzistojnë fakte shkencore për të mbështetur faktin që ato rrisin qarkullimin e qelizave të lëkurës, përmirësojnë stimulimin e kolagjenit dhe rrisin trashësinë epidermale.”

Qarkullimi i qelizave të lëkurës është shumë i rëndësishëm. Nëse ju mund të përshpejtoni shkallën e formimit të qelizave të reja të lëkurës nga shtresat më të thella të lëkurës në ato të sipërme, atëherë ju nuk do të përjetoni probleme të lëkurës si: pore të bllokuara, pika të zeza, puçrra, ngjyrë e pabarabartë e lëkurës dhe pamje të lodhur të lëkurës.

Dallimi mes retinolit dhe retinoidëve

Retinoid është termi mbulues i derivateve të vitaminës A të cilat rrjedhin në disa forma: duke përfshirë acidin retinoik si dhe retinol.

Retinol

Verzioni që mund ta gjeni kudo është më i butë për lëkurë dhe shkakton më pak irritim. Kjo është pasi që ai vepron ndryshe kur depërton në lëkurë, dhe qelizat e lëkurës e konvertojnë atë në acid retinoik.

Acid retinoik

Ky verzion më i fortë i vitaminës A ofron formën më aktive të acidit retinoik menjëher pasi që të keni aplikuar atë në lëkurë. Kjo shkakton thatësi, skuqje dhe irritim të mundshëm, si dhe qërim të lëkurës.

Rregullat e retinolit për lëkurë të ndjeshme

Zgjedhni OTC retinol

Për një kohë të gjatë, acidi retinoik i fortë ishte i vetmi rekomandim nga dermatologët, qoftë jeni duke luftuar me lëkurë të plasaritur apo linja të vogla të lëkurës, pasi që retinoli i butë nuk konsiderohej aq efektiv.

Tani, formulimet e retinolit po rivalëzojnë verzionin e fortë të acidit, ato po ofrojnë efektet e njejta si ato, por me më pak irritime, falë arritjeve në shkencë. “Teknologjia është përmirësuar, dhe tani ato u ofrojnë njerëzve përfitime të ngjashme të lëkurës,” thot Sejal Shah.

Efektet pozitive të OTC retinol

Gjeneratori i kujdesit të lëkurës ofron një lëkurë më të pastër, teksturë më të lëmuar, si dhe preventivë ndaj linjave të vogla me një rrezik të vogël ndaj irritimeve të ndryshme. Gjë e cila nënkupton se ju mund të aplikoni atë në lëkurë pa e pastruar atë me hidratues apo pa u brengosur se sa shpesh duhet ta përdorni.

Efektet negative të acidit retinoik

Fillestarët e retinoidit shpesh përjetojnë skuqje, qërim dhe leskërim të lëkurës. Për të luftuar irritimin, profesionistët sugjerojnë që të përdorni shumë pak dhe të përzieni atë me një hidratues për ta bërë më të butë për lëkurën.

Gjithashtu, kujdes se sa shpesh e përdorni. “Aplikoni atë çdo 2 ditë në mbrëmje për 2 javët e para si dhe filloni me shpeshtimin pasi që të jeni vërtetuar se nuk përkeqëson lëkurën,” rekomandon Zeichner.

image

 Aplikoni retinolin në mbrëmje

“Retinoli deaktivizohet paksa kur ekspozohet në dritë të diellit, duke e bërë aplikimin gjatë natës ideal për neve,” thot Joshua Zeichner. Plus, pasi që nuk jeni duke u djersitur apo duke fërkuar lëkurën përderisa fleni, retinoli gjatë natës bën çudira pa u penguar.

Përkushtohuni në një rutinë me retinol më të butë

“Retinoli mbase është përbërësi më i studiuar deri më tani,” thot Zeichner. “Por përmirësime të dukshme marrin kohë deri të shfaqen, për këtë ju duhet të keni durim dhe t’i përmbaheni rutinës.”

Në fillim, ju do të vëreni një teksturë më të lëmuar dhe më pak plasaritje dhe pore të bllokuara. Pas një kohe, poret do jenë më të vogla, si dhe lëkura do duket më e tonifikuar dhe linjat do jenë më pak të dukshme.

image

Por, gjëja më kryesore që është duke ndodhur nuk shihet në pasqyre pasi që ajo është duke ndodhur nën sipërfaqe.