Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Ja si duhet të aplikoni bronzerin!

3 hapa të lehtë për të arritur shkëlqimin nga ari.

Bronzeri është produkti i vetëm që ju duhet për të arritur shkëlqimin sikur sapo jeni kthyer nga plazhi – madje edhe në dimër. Për të zotëruar teknikën, ne biseduam me grimerin Allan Avendano për truqet e tija se si të aplikohet bronzeri në mënyrën e duhur për të gjitha tonet e lëkurës.

Zgjedhni hijen e duhur

Image result for bourjois bronzer

Bronzeri, produkt i cili zakonisht është në formë kremi apo pudre në një hije kafe, shton dimenzion dhe ngrohtësi në fytyrën tuaj. Për ta bërë pamjen e tijë sa më natyral që është e mundur, ju duhet të zgjedhni hijen e duhur për tonin tuaj të lëkurës.

Avendano sugjeron që të zgjedhni 1 ose 2 hije më të errët se ngjyra natyrale e lëkurës suaj. Ata me ngjyrë të hapur, ai thot të zgjedhin një hije neutrale. Duhet të përdorni një formulë me pak shkëlqim pasi që formulat mat duken më dinamike.

Nëse keni ndërtone të vedha, një bronzer ari ose pjeshke është i përsosur për një shkëlqim me pamje të shëndetshme dhe rrezatuese.

Për tone të errëta dhe ulliri, zgjedhni një bronzer me ndërtone portokalli.

Zgjedhni një brushë të pjerrët të butë

Image result for 6945648701886

Brusha më e mirë për tu përdorur me bronzer kremi dhe pluhur është një brushë e pjerrët. “Ato janë shumë të mira për bronzer pasi që ato përshtaten me formën e mollëzave për një definim të përsosur,” thot Avendano.

Për një bronzer të lëngët, ai sugjeron fillimisht të aplikoni atë me brushë dhe pastaj të përdorni sfungjer të njomë për ta bërë pamjen e barabartë. “Pamja nuk duhet të jetë një vijë e dukshme e definuar,” thot grimeri. “Pra përdorimi i një sfungjeri është një mënyrë e përsosur për t’a përzier atë.”

Ndiqni rregullin “3”

Sa më shumë bronzer nuk nënkupton që do jetë më mirë. Avendano thot se gabimi më i zakonshëm me bronzer është se filloni me shumë produkt. Shtresimi është kryesor, qoftë punoni me bronzer pluhur apo të lëngët. “Një shtresë e lehtë është një mënyrë e përsosur për të filluar aplikimin e bronzerit,” thot ai. Gradualisht përzini pak bronzer dhe pastaj shikoni se si është bërë në dritë natyrale para se të vazhdoni shtresimin e tijë.

Ky truk është i vjetër por shum efektiv: gjithnjë aplikoni bronzer në formë të numrit 3, nga tempujt në mollëza dhe përfundoni tek nofulla. Kur bronzeri aplikohet në ato 3 pika të larta të fytyrës, fytyra do ju duket e konturuar dhe e puthur nga dielli. Për një shkëlqim shtesë, ju mund të shtoni pak bronzer në qendër të hundës gjithashtu.