Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Ja si duhet të aplikoni bazën e grimit në lëkurë të yndyrshme, të thatë apo të kombinuar!

Gjeni produktin si dhe mënyrën e aplikimit për ju.

Baza e grimit është hapi kryesor në shumicën e rutinave të bukurisë, për këtë arsye është e rëndësishme të gjeni atë të cilën juve ju përshtatet. Kjo është më shumë se sa gjetja e hijes së përsosur, e cila, nëse jemi të sinqertë, nuk është gjë e lehtë. Ju gjithashtu duhet të gjeni një bazë grimi e cila përshtatet me llojin e lëkurës suaj.

Bazat e grimit vjen në forma dhe përfundime të ndryshme – të lëngët, stik, mat, të njomë – formulat kanë efekt të ndryshëm në lloje të ndryshme të lëkurës. Ne biseduam me disa grimer për të mësuar se si të gjejmë bazën e grimit më të mirë për probleme të ndryshme të lëkurës. Ato gjithashtu spjeguan se si të aplikoni bazën varësisht nga lloji i lëkurës suaj.

Ja se çfarë mësuam:

Nëse keni lëkurë të thatë:

Njerëzit me lëkurë të thatë prodhojnë më pak sebum (vaj), duke e bërë më të vështirë ruajtjen e hidratimit. Pra, çdo produkt që ofron një nxitje të hidratimit është përfitim për këtë lloj të lëkurës. Për lëkurën e thatë, profesionistët kërkojnë formula të lëngta, kremoze apo yndyrore. “Aplikohet në mënyrë të lëmuar dhe ju jep lëkurë të rrezatueshme,” thot grimerja Suzy Gerstein.

Para se të aplikoni bazën ju duhet të aplikoni një shtresë të hidratuesit. “Trajtoni lëkurën e thatë me një hidratues apo një maskë hidratuese para se të filloni aplikimin e bazës së grimit,” thot ajo.

Për një aplikim të barabart dhe të lëmuar, grimerja Ashleigh Ciucci rekomandon përdorimin e gishtërinjve, në mënyrë që vaji në duart tuaja të fërkohet në lëkurën e thatë të fytyrës suaj. Për të tejkaluar pamjen e lodhur të lëkurës së thatë, ajo sugjeron që të rifreskoni bazën e grimit me një sfungjer të njomë për një shkëlqim shtesë.

Nëse vëreni që lëkura po thahet brenda ditës, spërkatni një spërkatës fytyre mbi bazën e grimit – hidratimi mund të futet në grim.

Nëse keni lëkurë të yndyrshme:

Në skajin e kundërt të spektrit të lëkurës, ata me lëkurë të yndyrshme prodhojnë sebum shtesë, e cila mund të shkaktojë shtresë ngjitëse në sipërfaqe që mund të duket me shkëlqim dhe të bëjë aplikimin e bazës së grimit paksa të vështirë. Nëse dëshironi të minimizoni shkëlqimin, kërkoni formula me bazë uji, me përfundim pluhuri ose mat.

Pasi që gjëja e fundit që i duhet lëkurës suaj është vaji, Ciucci thot se ju nuk duhet të përdorni gishtërinjtë të aplikoni bazën e grimit. Ajo rekomandon përdorimin e një brushe të rrafshtë dhe të gjërë. Nëse ende vëreni shtresë vaji në lëkurë edhe pas gjithë kësaj, Gerstein thot të merrni 2 lecka dhe të pastroni vajin e bazës para se të përfundoni grimin me një pudër pluhur.

Nëse keni lëkurë të kombinuar:

Lëkura e kombinuar është sakt ashtu si e ndëgjoni – një kombinim në mes lëkurës së thatë dhe të yndyrshme. Zakonisht, lëkura e kombinuar ndjehet e yndyrshme rreth zonës T (hunda, mjekrra dhe balli) si dhe e thatë në zona të tjera të fytyrës.

“Kur keni punë me lëkurë të kombinuar, unë ju kisha rekomanduar një bazë grimi të lëngët me një përfundim sateni,” thot Ciucci. “Do ju ofrojë shkëlqim për zonat e thata pa e bërë më të yndyrshme zonën T. Aplikoni bazën duke përdorur një brushë baze të ngjeshur. Nëse ju duhet të përzini më shumë në zonat e thata, përdorni gishtërinjtë ose një sfungjer të njomë.

Nëse keni një lëkurë të ekuilibruar:

Ciucci sugjeron të lozni me lloje të ndryshme të përfundimeve si ato të njoma, të lëngta, kremoze ose mat për të gjetur pamjen që ju përshtatet juve. Ju mund të provoni teknika të ndryshme aplikimi për të arritur mbulimin që dëshironi: për mbulim të plotë, Ciucci rekomandon aplikimin me një sfungjer, nëse dëshironi një përfundim të tejdukshëm përdorni gishtërinjtë ose një brushë.