Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Ja se si mund të përmisoni flokun e dëmtuar!

Këshilla dhe truqe për flokë më të shëndetshme që keni patur ndonjëherë.

Pothuajse çdokush përjeton dëmtime të ndryshme të flokëve, nga thatësia dhe dobësimi në maje të ndara dhe këputje. Mënyra më e mirë për të trajtuar flokun e thatë dhe të dëmtuar varet nga shkaku dhe lloji i dëmit.

A mund të përmisohet floku i dëmtuar?

“Pasi që floku juaj të jetë dëmtuar, asgjë nuk mund të bëher për këtë në mënyrë permanente,” spjegon Birnur Aral. “Produktet që pretendojnë të trajtojnë majat e ndara si: kondicionerët, leave-in si dhe maskat vetëm që sigurojnë shtresën e jashtme të fijes së flokut në mënyrë që për një kohë të përkohshme të duken flokët të lëmuar dhe më të buta, si dhe ndihmojnë flokët nga dëmi i mëtutjeshëm.” Megjithatë, zgjedhja më e mirë dhe permanente është shkurtimi.

Miku më i mirë për flokun e dëmtuar është kondicioneri, pasi që fijet e dëmtuara humbin shtresën e tyre mbrojtëse dhe kondicioneri ju ndihmon për të rikthyer atë me përbërës zbutëse si silikone dhe vajra bimore. “Ato mbulojnë flokun e lagur në mënyrë që t’a keni më të lehtë krehjen e tyre dhe të mos shkaktohen më shumë dëme,” thot Aral.

Si të rigjeneroni flokun e dëmtuar nga ngjyra

Kur përdorni ngjyrë të flokëve, amonia hap boshtin e fijeve të flokëve, në mënyrë që ngjyra të mund të depërtojë. Formulat pa amoniak ekzistojnë por studimet industriake kanë zbuluar se ato prap se prap janë të dëmshme për flokun.

Floku juaj është i dëmtuar nëse pas dushit, thahet menjëher. Kjo tregon se sa poroze e kanë bërë ato ngjyra flokun, thot Katherine Polite.

Përdorni një ngjyrë të pasur me hidratues

Shumica e ngjyrave janë të pasura me përbërës me kondicionues për të ndihmuar me mbrojtjen dhe rigjenerimin e flokut gjatë procesit të ngjyrosjes. Për flokë të thinjura, merrni formula të përkoshme ose demi-permanent, pasi që ato janë më të buta se ato permanente edhe pse zbehen më shpejtë.

Ngjyrosni vetëm rrënjët

Kurdo që mundeni, riaplikoni ngjyrën vetëm në rrënjë për të zvogluar ekspozimin e flokut në kimikale, si dhe mos ngjyrosni flokun pa kaluar 10 ose 12 javë,” thot George Papanikolas.

Si të rregulloni flokun e dëmtuar si dhe të elektrizuara

Mjetet e gabuara si dhe teknika jo e duhur mund të krijojë nyje ose të këputë flokun.

Investoni në brushë të mirë për të parandaluar këputje të fijeve të flokut

Fijet e brushës janë të rëndësishme në parandalimin e këputjes së tyre. Ato duhet të jenë të buta dhe të lëmuara – shmangni ato plastike me topa të vogël në maje.

Mos krehni flokun e lagur

H2O mund të përkeqësojë punën: “Uji zgjëron boshtin e fijes, gjë e cila shkakton që një shtresë të ngritet dhe të shtojë stress gjatë krehjes dhe të shkaktojë këputje,” spjegon Wizemann.

Krehni flokun para se të hyni në dush, por nëse duhet të krehni flokun gjatë procesit të pastrimit, fillimisht aplikoni një kondicioner dhe pastaj filloni me krehje të tyre.

Si të trajtoni flokun e dëmtuar nga mjetet e nxehta

Tharja me tharëse, drejtimi me pjastër si dhe figaroja shkaktojnë dëme të mëdha në flokë, duke humbur hidratim të shumtë, gjë e cila rezulton në fije të dobëta, të thata dhe të dëmtuara. Nëse dëshironi të shihni se a janë të dëmtuara flokët, tërhiqni një, dredhni atë me anë të thonjve dhe vendoseni në një gotë me ujë, dhe shikoni se a po drejtohet a jo. Nëse nuk drejtohet do të thot që ka humbur elasticitetin, thot Mc Master.

Përdorni mbrojtës nga nxehtësia

Para se të filloni me tharje ose stilizim me mjete të nxehta, aplikoni mbrojtje kundër nxehtësisë ose një serum që përmban silikone ose polimer, që krijojnë një barrierë mbrojtëse mbi fijet e flokut.

Sigurohuni që floku është i thatë para se të filloni me stilim

“Asnjëher mos filloni tharjen e flokut me tharëse nëse floku nuk është tharë pjesërisht me peshkir ose nga ajri ose mos stiloni me pjastër nëse nuk është tërësisht i thatë, pasi që kjo shkakton që uji që gjendet brenda fijeve të flokut të vlojë dhe të shkaktojë këputje të fijeve,” spjegon Wizemann.

Si të rregulloni dëmin nga ambienti

Related image

Dielli, uji, klori – një ditë jasht mund të shkaktojë dëme në flokë.

Mbroni flokun nga dielli

Mbuloni flokun me një kapelë kundër diellit, i cili shkakton dëme në flokë në nivele të larta të ekspozimit.

Mbuloni flokun me ndonjë produkt rezistues ndaj ujit

Para se të filloni me not, lagni flokun me ujë, dhe pastaj aplikoni ndonjë leave-in ose kondicioner të zakonshëm për të krijuar një barrierë kundër klorit në pishinë, që shkakton këputje të fijeve ose zbehje të ngjyrës, thot Cristophe.