Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Ja se cilat stile të flokëve për këtë vjeshtë!

Flokun tuaj gjatë verës ju e keni fëlliqur në plazhë, e keni zhytur në pishina të mbushura me klor, e keni kapur në bishtalec përplot djersë, tani është koha për ti kushtuar vëmendje.

Temperaturat e vjeshtës me më pak lagështi nënkuptojnë që më në fund do të mund të lëshoni flokun dhe të shkëlqeni.

Ja se cilat stile të flokëve duhet ti zgjedhni për këtë vjeshtë:

Retro elegancë

Përse: “Stil i përjetshëm dhe elegant, stil i cili do bëhet një trend i vërtetë këtë vjeshtë.”

Punxh i përdredhur

Përse: “Me pak përpjekje dhe kreativitet ju mund të shëndrroni një punxh bazik në diçka të bukur.”

Stili “bob”

Përse: “Një stil i veçantë dhe shumë i bukur për verë dhe për vjeshtë”

Dredha të imëta

Përse: “Kushdo që ju ka thënë se dredhat e imëta asnjëher nuk do të kthehen, kanë gabuar!”

Bishtalec i ulët

“Përpos që është një pamje klasike, ky stil u preferua shumë si nga bota e modës poashtu edhe na artistët.”

Volum të tepërt

Përse: “Ky është një trend i preferuar për vjeshtë, stil i inspiruar nga të 80-tat.”