Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Ja se cila truqe mund ti përfshini në rutinën e bukurisë për një lëkurë të mirë!

Si mund të shëndrroni një lëkurë të zbehur dhe të lodhur në një lëkurë të lëmuar dhe me plotë shkëlqim?

Neve biseduam me dermatologen Jeannette Graf për të na treguar disa nga truqet e saja të preferuara për një lëkurë të bukur.

Me disa ndryshime të vogla që do ti përfshini në rutinën e bukurisë, ju do të arrini një pamje më të freskët, të lëmuar dhe rrezatuese të lëkurës.

Pastroni fytyrën 2 her në ditë

Përtacia është një joshëse e fuqishme, sidomos pas një dite të lodhshme. Por kur ju nuk ndaloni dhe pastroni fytyrën nga grimi, ju po leni pas një mori baktere, radikale të lira dhe helme nga ambienti në fytyrën tuaj.

“Neve duhet të pastrojmë dhëmbët 2 her në ditë, por nuk mundem të ju tregojmë se sa nga klientët e mi nuk pastrojnë fytyrën në mbrëmje,” thot Graf. “Ata bien në krevat me mendimin se do e bëjnë në mëngjes. Ose ka njerëz që do e pastrojnë fytyrën në mbrëmje dhe në mëngjes thjesht hedhin ujë në fytyrë. E po jo, kjo gjë nuk do të largojë papastërtitë që janë mbledhur në fytyrë gjatë natës.”

Zgjedhja e preferuar e Graf? Pastrues micellar. “Ju nuk duhet të ngriheni, të përdorni ujë ose të afroheni tek lavaboja,” thot ajo. “Thjesht mbani një shishe afër krevetit dhe disa vata pambuku dhe thjesht zhytni në pastrues dhe pastroni fytyrën.”

Filloni me përdorimin e kremit me retinoid gjatë natës

“Retinoli nxit rigjenerimin e lëkurës në nivel të ADN – dhe me përdorimin e tijë gjatë natës kur lëkura rigjenerohet, ju mund të rrisni mundësinë e rigjenerimit dhe të arrini rezultate më të mira,” spjegon Graf. Ajo thot se pas 8-12 javësh të përdorimit të retinolit, ju do vëreni që toni i lëkurës do duket më i barabartë dhe se linjat e vogla dhe rrudhat kanë filluar të zbehen. Juve gjithashtu do vëreni përmisim në elasticitet dhe lëkurë më të shtrënguar, e cila vazhdon të përmisohet pas një kohe.

Konsumoni më shumë ushqim bimor

“Si një shoqëri, neve konsumojmë shumë proteine nga kafshët, dhe proteinat nga kafshët janë inflamatorë të cilët përshpejtojnë plakjen,” thot Graf.

“Konsumimi i një ushqimi me bazë bimore do e bëjë sistemin tuaj më alkali, gjë e cila zvoglon inflamacionin.” Graf thot se lëkura juaj menjëher do duket më pak e enjtur dhe e irrituar, dhe pas një kohe do mundet të mbajë hidratimin, të mbrojë veten nga radikale të lira dhe ndotësit, si dhe të prodhojë kolagjen dhe elastin.

Filloni me një masazhë të drenazhës limfatike

Sistemi limfatik është si një sistem i ujrave të zeza të lëkurës: largon gjithë papastërtitë metabolike që qelizat hedhin jasht. Por kur ky sistem ngadalson, gjë e cila ndodh me moshë si dhe nga mos aktiviteti, lëkura duket e enjtur dhe jo e shëndetshme, dhe gjërat si sytë e enjtur dhe qarqet e errëta nën sy bëhen edhe më keq.

Graf është një besimtarë i fortë në masazimin limfatik të përditshëm kur aplikoni hidratues në mëngjes dhe kremin e syve. Dhe lajmi më i mirë për këtë masazhë është se do ju merr vetëm 1 minut apo 2 nga dita juaj. Ja si mund ta bëni:

Filloni në mes të ballit dhe lëvizni gishtërinjtë lehtësisht në drejtim të tempujve, posht para veshëve, mbi nofull dhe posht në qafë. Përsërisni këtë 3 her. Me një kremë të syve, rrëshqisni gishtërinjtë mbi sytë në drejtim të tempujve dhe poshtë fytyrës. Pastaj bëni të njejtat lëvizje me sytë. Përsërisni 3 her. Në fund, filloni para veshëve dhe rrëshqisni gishtërinjtë poshtë nofullës dhe qafës. Përsërisni 3 her dhe kjo është e tëra.

Merrni vitamin D3

Vitamina D është përgjegjëse për aftësinë e lëkurës për të mbrojtur veten nga dëmtuesit mjedisor, si dhe për të shëruar veten nga plagët. “Në mënyrë që lëkura të duket bukur dhe të funksionojë si duhet, ju duhet të merrni suplemente nga vitamina D3,” thot Graf. “Jemi një popullatë me mungesë të vitaminës D, dhe jo, nuk jeni duke pranuar vitamin D të mjaftueshme nga dielli e as nga ushqimi. Ju duhet të merrni edhe suplemente.”