Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Ja se çfarë thonë dermatologët rreth tonerit!

Ka një debat i cili ka zgjatur për një periudhë të gjatë – a është i nevojshëm përdorimi i tonerit në rutinën tuaj të lëkurës apo jo? Disa ekspert sugjerojnë që toneri duhet mbetur në të kaluarën, përderisa disa të tjerë thonë që toneri sjell dobi të mëdha për disa lloje të lëkurës.

Ja se çfarë thonë dermatologët rreth tonerit:

Për

“Tonerët në fillim u krijuan si një solucion me bazë alkoholike për të ekuilibruar pH e lëkurës suaj dhe për të larguar mbetjet nga sapunët e fytyrës me bazë hidroksid natriumi. Megjithatë, tani, shumica e pastruesve kanë një pH të balancuar, dhe astringentët që janë me bazë alkoholi rrallë rekomandohen. Në vend të atyre, kërkoni toner që i përshtaten problemeve të lëkurës suaj: yndyrore, të thatë, të prirur ndaj akneve ose kundër plakjes. Shembull, llojet e lëkurës yndyrore dhe kundër plakjes mund të arrijnë dobi nga toneri i butë me acid glikoik apo toner me bazë alfahidroksi acide, dhe mund të përdoren 2-3 herë në javë për të ofruar zhveshje kimikate në lidhje me retinolin/retinoidët. Aplikimi i hidratuesit pas aplikimit të tonerit është e rëndësishme për mirëmbajtjen e ekuilibrit të pH si dhe minimizimin e prishjes së barrierës së lëkurës.”

“Tonerët janë një mënyrë e butë për të pastruar lëkurën në mëngjes kur pastrimi 2 herë në ditë është e tepërt për ata me lëkurë të ndjeshme.”

“Tonerët ndihmojnë lëkurën të përgatitet për serum dhe hidratues duke larguar yndyrën e tepërt ose papastërtitë që pastruesi mbase nuk i ka larguar. Disa toner ju ofrojnë dobi të ngjashme me serumët gjithashtu. Është e rëndësishme të kërkoni përbërës si ujë trëndafili, acid glikoik dhe hialuronik si dhe vitamina që mund të zhveshin, qetësojnë dhe hidratojnë lëkurën. ”

Kundër

“Unë nuk rekomandoj toner. Ka mbetur në të kaluarën dhe nuk kemi nevojë për të. Mendoj se shkakton tharje dhe irritim të lëkurës.”

“Toneri është një pjesë e së kaluarës – nuk na duhet. Thjesht një irritues pa ndonjë përfitim medicinal.”

“Unë klientëve të mi nuk ua rekomandoj tonerin. Ato largojnë vajrat natyrale nga lëkura dhe lejojnë që produkti i cili aplikohet pastaj të depërtojë më thellë në lëkurë, gjë e cila shkakton tharje dhe irritim të lëkurës.”

“Unë besoj se toneri ka mbetur në të kaluarën dhe nuk kemi nevojë për të në rutinën e lëkurës. Megjithatë, ata të cilët përdorim grim të tepërt apo kanë një lëkurë të prirur ndaj akneve dhe të yndyrshme mund të kenë dobi nga ajo, dhe në këto raste toneri duhet të përdoret pas pastrimit. Aplikojeni me anë të një pambuku të thatë dhe të pastër.”

“Tonerët janë përdorur në të kaluarën si kundër efekteve të sapuneve, të cilët kanë lënë mbetje në lëkurë. Disa pacient ndjehen të pastër, ose sikur poret janë më të vogla, pas aplikimit të tonerit, por ato përfitime zakonisht janë të përkohshme dhe reaksioni i lëkurës ndaj tyre është të thahet në fillim dhe pastaj të prodhojë yndyrë të tepërt. Pastruesit e mirë me acid glikoik apo salicilik janë një zgjedhje më e mirë për të arritur ato efekte.”