Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Ja se çfarë mungesa e gjumit po i bën lëkurës suaj!

Mbase e dini këtë, por prap se prap do e themi.. Termi “Gjumi i bukurisë” është një gjë e vërtetë vajza. Ju e dini që mungesa e gjumit ngadalson trurin dhe u lodh juve, por a e keni ditur që gjumi e ka po të njejtin efekt apo edhe më keq, në lëkurën tuaj? Kur ju bini në gjumë, lëkura fillon me shërim dhe rigjenerim të vetvetes (rigjeneron qelizat, nxit prodhimin e kolagjenit si dhe ushqen vetveten), gjë e cila në fakt nuk ndodh kur ju nuk merrni gjumin e nevojshëm për trupin tuaj. Nëse ju jeni një nga ata që pëlqejnë të qëndrojnë zgjuar natën, atëher kjo temë është për ju. Përgatituni për të zbuluar se çfarë ndodh me lëkurën tuaj kur keni mungesë gjumi… si dhe a duhet t’i ndryshoni veset tuaja?

Your skin becomes dull and dry

Lëkura juaj lodhet dhe thahet

Një natë e vetme pa gjum e bën pamjen e lëkurës suaj të duket ngjyrë hiri dhe pa jetë mëngjesin e së nesërmes. Mendojeni se sa dëm të madh mund ti shkaktoni lëkurës suaj nëse kjo ndodh më shumë net. Mungesa e gjumit shkakton ulje të nivelit të pH në lëkurë, gjë e cila rezulton në lëkurë të dehidruar dhe të zymtë.

Your ageing clock speeds up

Procesi i plakjes përshpejtohet

A kan filluar të shfaqen rrudha, linja të vogla dhe të enjtura poshtë syve? Kjo është një shenjë e qartë se nuk jeni duke marrë gjumë të mjaftueshëm gjatë natës. Lëkura juaj prodhon kolagjen dhe përmison elasticitetin përderisa ju bëni gjum dhe mungesa e tijë përshpejton shenjat e plakjes dhe bën që lëkura të varet më shpejtë se sa që duhet.

You get dark circles and puffiness

Shfaqen qarqe të errëta dhe të enjtura poshtë syve

Kjo nuk është një gjë e panjohur për ju. Sytë panda janë një rezultat i netëve të vonshme, festave të shpeshta dhe qëndrimi deri në orët e vona duke shikuar në rrjete sociale. Kur sytë janë të lodhur, kjo ndikon në qarkullimin e gjakut dhe rezulton në munges të oksigjenit rreth syve. Kjo shkakton qarqe të errëta si dhe të enjtura poshtë syve.

Your breakouts become worse

Plasaritjet në lëkurë përkeqësohen

Nëse arsyeja e mungesës së gjumit është stresi ose puna në orët e vona, mos t’ju befasojë në mëngjes shfaqja e puçrrave. Trupi dhe lëkura juaj kanë nevojë për pushim për tu rigjeneruar dhe nëse ju keni lëkurë të prirur nga aknet, atëher juve ju duhet pushimi më shumë se sa të tjerëve.