Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Ja se çfarë duhet të përmbajë një çantë grimi!

Nëse jeni nga ata që sapo keni filluar të zbuloni botën e kozmetikës, është e kuptueshme që nuk jeni të njoftuar ende se çfarë produkte të kozmetikës duhet të posedoni. Mos u brengosni, pasiqë neve do ju tregojmë për të gjitha një nga një, dhe nuk do ju duhen aftësitë e një profesionisti për aplikimin e tyre.

11 produkte që çdo femër duhet ti posedojë në çantën e saj:

Hidratues

Ju duhet të kuptoni rëndësinë e fytyrës së hidratuar para aplikimit të çfarëdo lloji të produktit. Hidratuesi jo vetëm që hidraton lëkurën por gjithashtu mbronë barrierën e hidratimit. Ju nuk guxoni të tejkaloni hidratimin edhe nëse keni një lëkurë të yndyrshme pasi që kjo e rregullon prodhimin e vajit. Gjeni një produkt që është i përshtatshëm për llojin e lëkurës suaj dhe përdoreni gjithmonë pas pastrimit dhe tonifikimit të fytyrës.

Primer

Nëse dëshironi që grimi juaj të zgjasë gjatë tërë ditës, një primer ka efektin e magjisë. Jo vetëm që krijon një bazë të patëmetë dhe të lëmuar por gjithashtu lehtëson aplikimin e bazës së grimit.

Pra nëse po ballafaqoheni me probleme si pore të mëdha apo skuqje, kjo është zgjidhja juaj. Nëse nuk e keni provuar, tani është koha që ta provoni dhe të shihni dallimin që bënë aplikimi i tijë.

Baza e grimit

Baza e grimit është çelësi për një pamje të përsosur të lëkurës. Gjithashtu është pjesa më e vështirë e rutinës së grimit. Pse? Pasiqë ju duhet të konsideroni disa gjëra para se të vendosni për një formulë të caktuar. E para: a është kjo mbulimi që ju dëshironi? E dyta: a do të funksionojë për llojin dhe ndërtonin e lëkurës suaj?

Para përdorimit, ju duhet të provoni bazën në qafën tuaj, ose konsultohuni me një grimer dhe ai do ju ndihmojë të zgjedhni një hije që përshtatet me ngjyrën e lëkurës suaj dhe ju ofron mbulimin e nevojshëm.

Korrektori

Korrektori është një nga produktet kryesore të grimit tuaj. Qoftë dëshironi të fshehni skuqjet, njollat apo qarqet e errëta poshtë syve – korrektori ka efektin e një magjie. Zakonisht, më së miri është aplikimi i korrektorit pas bazës së grimit. Gjithashtu ju mund të përdorni korrektorin edhe pa aplikimin e bazës, mund ta përdorni atë të vetëm.

Zgjedhja e korrektorit është paksa e vështirë pasiqë ju duhet të merrni në konsideratë disa gjëra si: dendësia, mbulimi dhe qendrueshmëria. Ju mund të zgjedhni nga lëngu, kremi apo stiku, varësisht nga mbulimi që dëshironi.

Skuqësi

Kur skuqësi aplikohet në mënyrë të duhur, mund të ngrehë lëkurën e fytyrës dhe të ju dhurojë një shkëlqim rinor dhe të bukur. Zgjedhni një hije e cila i shton një ngjyrë të lehtë lëkurës suaj dhe i formëson mollëzat.

Nëse jeni fillestarë, është ide e mirë të filloni me një skuqës pluhur si dhe për aplikim përdorni një brushë të madhe. Mos harroni, aplikoni skuqësin me një presion të lehtë dhe të butë duke përdorur lëvizje rrethore dhe të buta për të përzier ngjyrën.

Paletë me hije të syve nude

Kur është fjala për hijen e syve, një paletë me hije nude është e tëra që ju duhet.  Ajo që na pëlqen tek një paletë e hijeve nude është se me të gjitha ato hije ju do të mund të krijoni pamje të ndryshme të grimit të syve, si dhe gjithashtu ato kurr nuk do të dalin nga moda.

Eyeliner

Eyeliner-i është një pjesë integrale e secilës pamje të grimit. Ju mund të krijoni pamje të ndryshme të syrit me të. Nëse nuk keni aftësi të mira rreth aplikimit të tij, më së miri është të filloni me një eyeliner laps para se të vazhdoni me një të lëngshëm.

Maskara

Maskara është një shkop magjik, mund të transformojë syrin dhe të përsosë qerpikët me volum, definim dhe gjatësi. Një nga produktet e kozmetikës që ju jep në mënyrë të menjëhershme një pamje të bukur syve tuaj. Kur zgjedhni një maskarë, ju duhet të konsideroni: formën e brushës si dhe formulën e saj.

Brushat e grimit

Se si është rezultati i grimit tuaj varet nga brushat që keni përdorur gjatë procesit. Si një fillestarë, ju nuk keni nevojë të posedoni shumë brusha. Juve ju nevojiten brushat elementare për të filluar një grim.

Pudra kompakte

Një pudër e shtypur apo kompakte ju ndihmon kur keni nevojë për një rifreskim të shpejtë. Mbajeni në çantë pasiqë është e lehtë dhe e shpejtë për tu përdorur. Rekomandohet për lëkurë të yndyrshme ose të kombinuar.

Buzëkuqi

Një hije e bukur e buzëkuqit do e bëjë grimin tuaj të duket i përsosur si dhe fytyra juaj e ndritshme. Kur është fjala për ngjyrat, zgjedhjet janë të pafundme.

Për të gjithë fillestarët në botën e kozmetikës – grimi bëhet për të shtuar bukurinë tuaj natyrale dhe jo për ta fshehur atë. Në fakt, juve ju duhen produktet e kozmetikës vetëm që të lozni me pamje të ndryshme të grimit.