Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Ja se çfarë duhet të dini rreth rënies së flokut!

Flokë të mira dhe me volum janë një qëllim i zakonshëm i yni, por kur ai qëllim nuk arritet, ne kapim flokun në një punxh dhe e injorojmë atë. Floku ynë mund të rregullojë apo të prishë disponimin tonë, të gjithë kemi përjetuar një prerje jo të bukur apo balluke që nuk ju kanë pëlqyer, dhe kur shohim se floku ka filluar të bie, fillon paniku.

Zakonisht është normale që të bien fije floku nga 50 deri 100 në ditë, por kur ju vëreni se po përjetoni rënie të flokut më shumë se kjo normë, atëher duhet të keni kujdes dhe të konsideroni atë si një rënie e vërtetë e flokut, gjë e cila mund të ketë një ndikim të madh në vetbesimin tuaj. Fatmirësisht, eksperti dhe mjeku fantastik prapa vajit Shiffa dhe suplementeve të flokëve Ouai, Dr. Lamees Hamdan është këtu për të na treguar rreth problemit të rënies së flokut.

Dr. Hamdan spjegoi se “ka shumë faktorë që munden të ndikojnë dhe të shkaktojnë rënie të flokut, nga hormonet dhe gjenetika deri tek ushqimi dhe stresi, por është e rëndësishme të gjejmë shkakun pasi që shërimi varet nga faktori që e shkakton atë.”

7 faktorët që shkaktojnë rënien e flokut:

Dr. Hamdan thekson 7 faktorët kryesorë që shkaktojnë rënie të flokut, ku nga disa do të befasoheni vet ju.

Gjenetika

“Përderisa plakemi fija e flokut dobësohet, dhe kur arrijmë moshën 40 dhe 50, shumica e femrave do vërejnë një ndryshim në flokun e tyre, por rënia e flokut zakonisht shkaktohet nga gjenetika. Rënia e flokut nga gjenetika më së miri trajtohet në fillimet e saja, pra ju duhet të shkoni në një kontrollë tek trikologu sa më shpejtë që mundeni, dhe ata duhet të jenë të aftë të ju rekomandojnë një tretman për këtë problem. Mundësia tjetër është minoksidil, i cili është një tretman topikal i vërtetuar të arrijë efekt kundër rënies së flokut.”

Ç’ekuilibrim i hormoneve

“Hormone të caktuara androgjenike mund të shkaktojnë rënie të flokut në njerëz pasi që ata janë të ndjeshëm në këto hormone qarkulluese, edhe atëher kur ato janë në vlera normale. Rënia e flokut mund të shkaktohet gjithashtu edhe nga sëmundjet e gjëndrrës tiroide.”

Mungesë e lëndëve ushqyese

“Floku juaj ka nevojë për 2 gjëra: lëndë ushqyese dhe oksigjen. Trupi konsideron flokun si të pa nevojshëm, kjo nënkupton që nëse trupi nuk pranon lëndë ushqyese të mjaftueshme, atëher floku juaj do jetë i pari që do i ndalen lëndët ushqyese.”

Mungesë e stërvitjeve

“Nëse nuk merrni sasi të mjaftueshme të oksigjenit, floku juaj nuk mund të largojë produktin e panevojshëm dhe qarkullimi i gjakut do ulet. Sa më shumë stërvitje që bëni, aq më shumë furnizim të gjakut pranojnë ekstremitetet dhe më shumë oksigjen do ruhet për flokun tuaj.”

Stresi

“Stresi është një arsye kryesore e rënies së flokut. Ju duhet të përdorni vajra të cilat do ju ndihmojnë kundër stresit. Gjithashtu duhet ti bëni një masazhë skalpit tuaj, gjë e cila nuk merr më shumë se disa minuta. Përpiquni që gjatë ditës të meditoni ose të bëni Yoga.”

Sëmundje

“Ndonjëher rënia e flokut mund të jetë shkak i temperaturës së lartë nga gripi. Rënia e flokut e shkaktuar nga sëmundje të ndryshme është e përkohshme dhe ndalon pas një periudhe, rritja e tyre do fillojë si zakonisht. Në ndërkohë, një suplement mund të ju ndihmojë që floku të rritet i fortë dhe i shëndetshëm.”

Shtatzania

“Është e mundshme të vëreni rënie të flokut pas shtatzanisë, por kjo është e përkohshme, dhe me anë të një ushqimi të shëndetshëm, ju do të riktheni flokun e shëndetshëm brenda 6 muajve.”

Tretmanet më të mira kundër rënies së flokut

Dr. Hamdan thekson tretmanin më të mirë: “për rënie të flokut që nuk lidhet me ndonjë sëmundje apo gjendje shëndetsore, provoni ndonjë suplement të mirë të flokut. Do ju duhen rreth 90 ditë për të vërejtur rezultatet e duhura, pasi që aq i duhet kohë ciklit të flokut.”

Megjithatë ajo gjithashtu shton se “nëse floku vazhdon të bie, atëher ju duhet të bëni një analizë të gjakut. Kontrolloni vlerat e hekurit duke përfshirë ferritinin, qelizat e kuqe dhe të bardha të gjakut, zinku, vitamin B12, acidin folik si dhe gjëndrrën tiroide dhe hormonet.

2 Tretmane kundër rënies së flokut

Merrni vitamina

“Nëse rënia e flokut është shkaktuar nga mungesa e lëndëve ushqyese atëher një suplement është i nevojshëm. Ato funksionojnë për të gjithë, ato nuk krijojnë folikule të reja por ndihmojnë në rikthimin e flokut në gjendjen optimale dhe i shtojnë fijes së flokut trup dhe hidratim,” spjegon Dr. Hamdan.

Vitamina E: “kjo vitaminë kontribon në integritetin e membranës qelizore të folikulit të fijes së flokut, duke i ofruar stabilitet fizik dhe duke zvogluar rënien e tyre. Gjithashtu shton rritjen e kapilarëve gjë e cila ndihmon në oksigjenimin e lëkurës duke transportuar lëndët e nevojshme ushqyese në qeliza të folikulit të flokut. ”

Niacin: “nëse floku është dëmtuar qoftë nga mjete të nxehta stilimi, ngjyrosja apo sëmundje, ju duhet të siguroheni që po pranoni sasi të mjaftueshme të niacinit në ditë në mënyrë që ato të mund të ndërtohen. Pa niacin dhe vitamin B, floku përfundon i dobët, i thatë dhe këputet. ”

Hekuri: “hekuri është i rëndësishëm, dhe mungesa e tijë është një arsye kryesore për rënie të flokut. Ju mund të pranoni suplemente të hekurit, por doza duhet të përshkruhet nga mjeku pasi që mbidoza me hekur mund të shkaktojë problem serioz.”