Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Ja se çfarë duhet të dini për koleksionin e Burberry për Pranverë 2020!

Java e modës në Londës është e mbushur me gjëra të ndryshme, me Burberry duke prezantuar shfaqjen e parë me karbon neutral. “Ndjehem i gatshëm për të filluar me eksplorimin e thelbit të këtij brendi të mrekullueshëm,” tha Riccardo Tisci audiencës së tijë.

Ja se çfarë duhet të dini për shfaqjen historike, duke përfshirë edhe transformimin e flokëve të Kendall Jenner.

Ishte përplotë muzikë

Riccardo Tisci përfshiu muzikën me 20 altoparlanta të bardha në pistë. Kjo temë vazhdoi edhe tek publiku, ku mbretëreshat vallëtare së bashku me mbretërit e tyre si FKA Twigs, Rosalia, Dua Lipa dhe Anwar Hadid, të gjithë u ulën në ballë priftëreshës së mbrëmjes së New York (mike e Alexander Wang) Ladyfag.

Pjesëmarrësit ishin të gjithë të famshëm

Kendall, Gigi dhe Bella kryesuan në pistë, me Anwar Hadid duke shikuar nga pjesa e publikut. Por ajo për të cilën publiku u emocionua ishte rikthimi i Agyness Deyn, një supernova e stilit nga Anglia veriore, të cilën personaliteti i saj Punky Brewster e bëri një blogere të famshme para Instagramit. Gjithashtu patëm mundësinë: Irina Shayk në pistë dhe Lily Aldridge në publik.

Meshkujt mbanin dantellë

Në mes detajeve emocionuese: pantollona të shkurtëra të bardha basketbolli me dantellë të kombinuara me 1 veshje të sipërme, të veshura nga një mashkull në sandale Burberry si dhe çorape të gjata të bardha. Fakt që gjinia është një konstrukt, por zakonisht ilustrohet përmes femrave në kostume dhe jo përmes meshkujve në veshje të femrave.

Kapela bejsbolli të mëdha

Dëshironi kapelë që është gjysmë Yankees dhe gjysmë Jacquemus? Mos kërkoni më largë se kapela më e re e Burberry, me pjesë të përparme të lakuar që është aq e madhe sa që mund të mbrojë fytyrën tuaj nga paparacit si dhe rrezet UV.

Syze unike

Syzet në Burberry ishin një verzion i përmirësuar i syzeve të shkencës.

Nëse i vishni, ju jeni një njëbrirësh

Stema familjare e Thomas Burberry kishte një njëbrirësh duke kalëruar në të. Sot në Londër, Tisci bëri magjinë më hollësishme: pjesë të qëndisura që deklarojnë “Unë jam një njëbrirësh” ishin qepur në veshje – me sa duket nga zanat dhe zogj që këndojnë.