Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Ja përse vera është koha e përsosur për akupunkturë!

Në mjeksinë kineze, vera konsiderohet si stina e begatisë, pjesa e vitit kur energjia arrinë majat, moti i nxehtë dhe rrezet e shtuara që na lejojnë të rikthejmë ekuilibrin në trupin tonë me anë të aktiviteteve të ndryshme. Sipas kësaj, ja përse akupunktura është një ritual që vlenë të shtohet në rutinën tuaj tani dhe në të ardhmën.

Një praktikë e lashtë e mjeksisë integrative, akupunktura përfshinë shpim të lëkurës me gjilpëra të holla në pika strategjike për të larguar dhimbjen dhe për të trajtuar gjendje të ndryshme fizike, mendore dhe emocionale. E dizajnuar për të balancuar një nga fuqitë energjike të jetës, e njohur si Qi ose Prana në mjeksinë kineze dhe Ayurvedic, përmes disa rrugëve specifike të trupit të njohura si meridians për të krijuar ekuilibrim dhe harmoni, thot Juhi Singh, një akupunktorë, specialisht i mjeksisë orientale dhe praktikues i bimëve. “Nëse nuk rregulloni një imbalancë, ju nuk do muni të rregulloni problemin pasi që e gjitha që keni bërë është një maskim i tijë,” spjegon Singh. “Akupunktura siguron që energjia lëviz njejtë në të gjitha kanalet e saja duke larguar pengesat dhe duke korigjuar imbalancën që ekziston në trupin e njeriut për vite me rradhë.”

Është një mënyrë natyrale për të menaxhuar dhimbjen

“Akupunktura është e mirë për çdo lloj të inflamimit,” thot Singh, “pasi që ju fusni një gjilpërë në një vend të caktuar të trupit, ju po shkaktoni lëshim të endorfineve, të cilat janë kimikalet që trupi juaj prodhon në mënyrë natyrale për të promovuar vetëshërim.” Pasi që aktivizon hormonet natyrale për largimin e dhimbjeve, tretmani përdoret për të trajtuar një spektër të gjërë të gjendjeve të ndryshme akute dhe kronike, duke përfshirë: dhimbjen e shpinës, osteoartrit, dhimbje koke dhe probleme me tretje. Kur dhimbja është akute, shembull kur dikush ka përdredhur shpinën, akupunktura mund të prodhojë një lehtësim të shpejtë të dhimbjeve, spjegon Singh. “Por kur është fjala për një gjendje më serioze, shembull migrena apo sëmundja e Crohn, rezultatet duhet kohë deri sa fillojnë të vërehen.”

Do të rrisë jetëgjatësinë

Akupunktura mund të përdoret për të parandaluar dhimbjen dhe për të ndaluar sëmundjen para se ato të ndodhin. “Shpesh, klientët do më thonë, “nuk kam asgjë, përse do më duhet?” dhe unë u tham, “kjo është arsyeja se përse duhet t’a bëni.” Ashtu si stërvitjet ose marrja e vitaminave, Singh beson se akupunktura është aq e fuqishme sa ato për një shëndet më të mirë dhe jetë më të gjatë. Pa e përmendur se mund të jetë holistike dhe e përshtatur në bazë të nevojave të secilit person. “Është një shkencë precize që asnjëher nuk është e njejtë tek 2 persona, ajo gjithnjë ndryshon varësisht nevojave të tyre.”

Do ju relaksojë

Akupunktura jo vetëm që qetëson vetëm trupin, por gjithashtu edhe mendjen dhe shpirtin. Në një studim të vitit 2013, disa student pranuan një seancë të akupunkturës për 20 minuta ku ata kuptuan se ajo zvoglon shqetësimin dhe përmison kujtesën përnjëher. “Qoftë për trajtim të shqetësimit, depresionit ose pagjumsisë, akupunktura është një nga mënyrat më të mira për të ndihmuar mendjen të pastrohet dhe të largohet nga stresi sa më shumë që mundet,” spjegon Singh.

Do e bëjë lëkurën tuaj të shkëlqejë

“Në mjeksinë tradicionale kineze, fytyra reflekton atë që kemi përbrenda,” thot praktikuesja e akupunkturës Shellie Goldstein. “Ne mundohemi që mirëqenia e juaj e brendhsme të shfaq atë që po ndodh. Nga brenda, neve do bëjmë ndryshimin, dhe ajo do reflektohet nga jasht.” Pasi disa kohe, akupunktura mund të ju ndihmojë të arrini një lëkurë më të lëmuar dhe më të ndriçuar, duke nxitur proceset e shërimit në fytyrë në pika të caktuara, si dhe në mënyrë indirekte, duke rikalibruar sistemet e trupit. Si shtesë e problemeve shënjestruara si rosacea, zbehje dhe enjtje, mund të ndihmojë në trajtimin e indit më të thellë muskulor për të shtrënguar dhe për të tonifikuar atë.