Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Ja përse vaji është i mirë për flokun!

A keni parë ndonjëher ndonjë reklamë të flokëve, ajo reklama ku vajza reklamon flokun e saj të përsosur, me formë të bukur dhe me shkëlqim, dhe mendoni me veten: kjo nuk është e vërtetë?. Epo, mbase edhe sështë e vërtetë, pasi që arritja e flokëve të përsosur është paksa e vështirë, por, ju mundeni të paktën ti afroheni përsosmërisë, dhe këtë mund ta bëni duke aplikuar vaj në flokun tuaj.

Duket paksa kundërintuitive. Ndoshta po mendoheni, a nuk i laj unë flokët çdo ditë përshkak të yndyrës? Ajo që po mendoni është e vërtetë, por, aplikimi i vajit në flokë nuk e bën flokun të yndyrshëm përgjithmonë, por vetëm e bën më të shëndetshëm. Përdorimi i vajit për flokë është një ilaç magjik për shumë probleme të zakonshme të flokëve si : Rënie të flokut, majeve të dëmtuara, flokë pa jetë, të thara, të thinjura dhe të holla.

Ka disa mënyra të ndryshme për ti bërë flokët me vaj: ju mund të përdorni vajin si maskë, duke e lejuar vajin të thithet nga floku për disa orë ose për gjat tërë natës, ju mund të përdorni sasi më të vogël të vajit si një kondicioner pas larjes, apo ta përdorni vajin si një produkt stilimi. Zgjedhja është e juaja. Ekzistojnë 2 lloje të vajit që përdoren në praktikat tradicionale të flokut: vaj bazik dhe vaj esencial. Vajra bazike janë psh:  vaj ulliri, kokosi apo argani, dhe vaj esencial janë : rozmarina, grejpfrut apo trëndafili. Vaji bazik vepron si transportues i vajit esencial, do të thot se shpërndan vajin esencial më të fuqishëm dhe më të koncentruar. Çdo vaj esencial ka për qëllim një problem specifik të flokut. Megjithatë, vaji bazik mund të përdoret i vetëm.

Meqë ka shumë lloje të përdorimeve të vajit, ne do ju tregojmë një prej tyre:

Vaji i kokosit

Vaji i kokosit është vaji me shumë përdorime. Ai mund të përdoret kur floku juaj duket i pa jetë dhe jo i bukur. Përdorimi i tij varet nga lloji i flokut: ju mund të përdorni 1 her në javë vajin e kokosit nëse floku u është dëmtuar, por gjithashtu, ju mund të përdorni vajin e kokosit vetëm 1 her në muaj nëse nuk u janë dëmtuar flokët.

Ka disa që përdorin vajin në flokun e tyre dhe e lejojnë të qëndrojë për gjatë tërë natës, por ju mundeni ta bëni këtë qoftë edhe vetëm 2 orë para se të keni vendosur për një dush.

Para se ta aplikoni në flokë, prisni pak deri sa kokosi të shkrihet në duart tuaja dhe pastaj aplikojeni, dhe para aplikimit të tij, mos harroni të krehni flokët. Përdorni një sasi të mjaftueshme duke filluar nga rrënjët dhe duke e masazhuar nga lart poshtë. Ndani flokun në disa pjesë dhe sigurohuni që keni mbuluar gjithë flokët me vaj. Lidhni flokët në një punxh dhe pastaj e tëra që duhet të bëni është të prisni që magjia të ndodhë. Për ta shpërlarë vajin, mbase do keni nevojë të lani flokun 3 herë me shampo. Rezultati do jetë: flokë me shkëlqim, më të plotë, më të butë dhe në përgjithsi më rrezatues.

Pasi të përfundoni me rutinën, do shihni një transformim të dukshëm të kualitetit të flokut. Do ndjeheni sikur jeni trajtuar në ndonjë spa profesionale.

Koha më e duhur për përdorimin e vajit për flokë është fundi i stinës së verës, kjo është përshkak të dëmtimit të flokut nga dielli që ju ndodh për gjatë gjithë verës, si dhe nga uji i pishinës dhe oqeanit.