Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Ja përse ngrirja e lëkurës së fytyrës është gjëja më e mirë që mund të bëni!

Kur jasht është temperatura shumë e lartë, mënyra më e lehtë të freskoheni janë kubet e akullit. Por në vend se të fusni kokën në frigorifer, ka një mënyrë më të mençur për të ulur temperaturën e trupit dhe për të përmisuar lëkurën në të njejtën kohë:

Cryotherapy (terapia e ftohtë) e cila nxit shumë përfitime për fytyrën tuaj si: shtrëngimi i poreve, largimi i qimeve të vogla, si dhe përmisim të teksturës së lëkurës, gjithashtu, ndryshe nga shumë tretmane të tjera, kjo terapi është 100% e sigurtë për tu bërë nëse keni qenë të ekspozuar në diell.

Por çfarë në fakt është cryotherapy?

Neve kemi biseduar me dermatologun Dr. Paul Jarrod Frank i cili na tregon se: “Cryotherapy është një lëng nitrogjen i cili i cili futet në lëkurë dhe është një zgjedhje e shpejtë për probleme të ndryshme të lëkurës në mënyrë që të dukeni bukur në raste të ndryshme,” spjegon ai. “Ndihmon në zvoglimin e poreve, ul dhe shëron të enjturat në fytyrë, rrit qarkullimin e gjakut si dhe zvoglon inflamimin, aknet dhe të skuqurat duke ju dhuruar një lëkurë të butë dhe me shkëlqim të njomë. Unë kombinoj cryotherapy me një tretman tjetër Paparazzi Facial për rezultate më të shpejta, për rigjenerim të lëkurës më afatgjate.”

Terapia gjithashtu stimulon prodhimin e kolagjenit,”kur ju përdorni cryotherapy në fytyrë, gjaku është i larguar nga lëkura dhe pastaj kthehet me shpejtësi, duke shkaktuar një rritje të prodhimit të kolagjenit,” thot Dr. Marie O’Connor. “Me këtë, rrudhat dhe linjat e vogla mund të reduktohen dhe lëkura do jetë më e shtrënguar.”

Dr. O’Connor gjithashtu thekson se niveli i ftohjes gjatë tretmanit është më i tolerueshëm pasi që tekniku që e kryen procesin vazhdimisht lëviz aplikatorin. Ky freskim zgjat rreth 6 minuta. Nëse keni qenë të ekspozuar në diell atëher juve keni një lëkurë të ndjeshme. “Gjatë tretmanit, ne vazhdimisht pyesim klientin se a janë mirë, por temperatura e ftohtë do u ndihmojë atyre me dhimbje dhe inflamimin e shkaktuar nga dielli,” shton ajo.